E Diel, 1 Nëntor 2026

G 99-a vijon turin prezantues në Korçë



Grupimi më i ri politik, G 99, ka vazhduar dje turin prezantues në qendrat kryesore urbane të vendit. Përfaqësues të G 99-s vizituan dje qytetin e Korçës, ku biseduan me autoritetet lokale dhe intelektualë të qytetit dhe u prezantuan atyre lëvizjen “G 99” për një mënyrë të re qeverisjeje, duke sjellë në vendimmarrje intelektualët dhe ekspertët, por sidomos si një hapësirë publike angazhuese për rininë. Gjatë fjalës së tij në këtë takim, Erion Veliaj foli për nevojën për mos t’u dorëzuar para kësaj situate të vështirë që po kalon vendi. "Brezi i ri duhet të marri përgjegjësinë për ndryshim, duhet të bashkojmë talentet aftësitë më aftësinë për t’u organizuar", - tha Veliaj duke ftuar të gjithë të rinjtë korçarë të jenë faktorë të gjenerimit të një realiteti të ri.

23 Prill 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›