G20, Çifti Obama "shkel" rotokollin britanik!
Presidenti amerikan, Barak Obama, dhe bashkëshortja e tij, Mishel, e kanë shkelur dy herë protokollin gjatë Samitit të G20-s. Gabimin e parë i Barak dhe Mishel Obamës u bë në pritje te Mbretëresha britanike, Elizabeta II, duke i dhuruar një iPod. Por, duke qenë se Mbretëresha është e pasionuar pas teknologjisë elektronike, duket e pavend që asaj t‘i bëhet një dhuratë e tillë. Faktikisht, Mbretëresha ka një MP3. Në pritje ka ndodhur edhe një gabim i dytë, edhe më serioz. Zonja e Parë amerikane ka shkelur rregullat duke bërë një gabim si ai i ish-presidentit francez, Zhak Shirak. Mishel Obama e ka prekur në shpinë Mbretëreshën, që sipas protokollit të oborrit mbretëror nuk lejohet absolutisht.