Marrëveshja 1 trilion USD "shkatërron" Londrën
Marrëveshja u arrit. Pas një mbledhjeje të gjatë, luftë nervash, provokime, akuza, oferta dhe plane, krerët e 20 vendeve më të industrializuara (që përfaqësojnë pasurinë e 80 për qind të botës) dolën të kënaqur, ku iu dha dritë jeshile përdorimit të 1.1 trilionë dollarëve. Gëzimi ishte i pamasë, i qartë në fytyrat e tyre teksa bënin foto me njëri-tjetrin. Pas gjithë kësaj, askush nga anëtarët e G20 nuk ishte në dijeni se jashtë, mes bulevardeve kryesore të Londrës, mijëra protestues kishin nisur përleshjen me forcat e sigurisë, ku mes tyre kishte me qindra të plagosur dhe një të vdekur. Pamjet tragjike të dyqaneve të shkatërruara, bankave, të rinjve që goditeshin nga policia dhe ambulancave që merrnin dhe jepnin të plagosur zbehën fitoren e madhe të G20.
Të paktën 2500 oficerë policie u thirrën si përforcime për operacionin e sigurisë në Londër, pasi protestuesit thyen dritaret e disa bankave në mes një serie demonstratash para Samitit të G20-ës. Rreth 5 mijë demonstrues kundër kapitalizmit dhe luftërave në botë, sulmuan ndërtesën e Royal Bank of Scotland dhe hynë në ndërtesë në zonën financiare të Londrës pas përleshjeve me policinë në Bankën e Anglisë. Policia deklaroi se një person u rrëzua në mes të turmës dhe më pas vdiq, pa dhënë detaje të tjera. "Nuk është përdorur dhunë ndaj këtij protestuesi (rreth të 50-ve), dhe se ka vdekur për shkak të problemeve të tij shëndetësore. Nuk mund të japim shkaqet e vdekjes, pa u bërë autopsia e të riut", deklaruan autoritetet në Londër. Liderët e G20 nuk kanë pasur asnjë dijeni për viktimën jashtë samitit. Kryeministri Berluskoni shprehu keqardhjen duke thënë se këto incidente fatkeqe cenojnë rëndësinë e një marrëveshjeje të madhe.
Protestat në rrugët e Londrës, kundër kapitalizmit, ndryshimit të klimës dhe luftës, kishin nisur që të mërkurën në mbrëmje, ku gati 90 veta u arrestuan në Londër gjatë protestave nëpër rrugë. Persona të moshave të ndryshme u mblodhën në fillim jashtë ambasadës amerikane në Londrën qendrore për të marshuar drejt sheshit "Trafalgar". Operacioni i sigurisë vlerësohet t‘i ketë kushtuar Anglisë më shumë se 10 milionë dollarë. Paralajmërimet për protesta sollën mbylljen e bankave, institucioneve të tjera financiare dhe dyqaneve, duke lënë shumë punonjës të sektorit në ditë pushimi. Për forcat e rendit, dita e djeshme ishte tepër e vështirë pasi, jo vetëm që duhet të ruanin 50 delegacionet nga e gjithë bota, por ishin edhe nën presionin e demonstruesve.