E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kacigiras: Dokumentari trajtonte historinë greke

 

Kryeredaktori i televizionit grek “Skai”, ka sqaruar dje për gazetën “Panorama” se dokumentari i shfaqur në këtë televizion “Ne grekët” nuk ka të bëjë me historinë e çamëve, por me historinë e grekëve në etapa të ndryshme të historisë së tyre. “Gazeta ‘Panorama’ e Tiranës, në një shkrim të faqes së parë të numrit të dt. 01.10.2008, më dedikon mua deklarata që kanë lidhje me çështjet historike. Përkundrazi, refuzova kërkesën që më bëri nëpërmjet telefonit korrespodenti i saj për të dhënë intervistë, pasi siç e theksova, seriali dokumentar i SKAI–it, ‘Ne grekët’, nuk i referohet çështjeve të marrëdhënieve të Greqisë me Shqipërinë, por ngjarjeve të mëdha  të historisë greke të luftërave”, shprehet në sqarimin e tij kryeredaktori i televizionit grek “Skai”, Mihalis Kacigiras.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›