Kodi Zgjedhor, Gjinushi diversion ndaj Berishës
Socialdemokratët kërkuan dje publikisht dhe urgjentisht që të mos bllokohet më tej Kodi Zgjedhor. Skënder Gjinushi bëri thirrje të votohet menjëherë ndryshimi i kërkuar nga Presidenti i Republikës për të zhbllokuar procesin dhe për të mundësuar përgatitjen në kohë të zgjedhjeve. "Që sot, vihen në rrezik standardet e zgjedhjeve në 2009, kusht ky i domosdoshëm për anëtarësimin e Shqipërisë në BE", tha ai. Teksa argumentoi se për sa i takon diversionit të Berishës për anëtarë komisioni, "8% i LSI, në 2005 ka qenë një votë që solli Berishën në pushtet, kështu që është detyrimi i tij ta shpërblejë këtë votë, duke dhënë një anëtar komisioni nga PD, meqenëse ajo ka 2". Gjinushi këmbënguli se diversioni i 2005 nuk ka për të ecur përsëri në 2009, pra humbja e tij në çdo rast është e thellë dhe e sigurt.