Xhelal Mziu: Akuzat e KLSH, të pavërteta
Kryetari i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu, i kundërpërgjigjet raportit të KLSH, në të cilin është theksuar se në vitin 2007 abuzimet në këtë bashki kapin vlerën e 38.5 milionë lekëve.
Sipas kryetarit Mziu, thelbi i deklaratës së KLSH-së ishte hedhja baltë mbi punën dhe sakrificën e stafit drejtues të Bashkisë së Kamzës. "Të ndodhur para këtij dizinformimi, ne jemi të obliguar para qytetarëve tanë të japim shpjegimet tona për aktivitetin dhe punën e kolektivit drejtues të Bashkisë së Kamzës", u shpreh Mziu, duke i komentuar si të pavërteta akuzat e Kontrollit të Lartë të Shtetit. Nga ana tjetër, KLSH kërkoi nga Kryeministri Sali Berisha shkarkimin nga detyra të kryetarit të Bashkisë së Kamzës, duke dhënë edhe argumentet e saj nga kontrolli i ushtruar për aktivitetin e kësaj bashkie. Kryetari Mziu, duke mbrojtur punën e tij, vlerësoi të ardhurat për vitin 2008. Sipas tij "është shënuar rritja më e madhe, ku në vlerë relative janë 2.1 herë më të larta se në tetë vitet 1998-2005 të marra së bashku".