E Shtunë, 31 Tetor 2026

G99: Mbështetje të pakushtëzuar për lirinë e medias

Lëvizja G99 shprehu indinjatën e saj mbi veprimet e qeverisë ndaj lirisë së medias. Këtë radhë, u shpreh aktivistja Olta Xhaçka, në anën tjetër të sulmeve të qeverisë qëndron gazeta "Tema", dikur aleate e kësaj mazhorance. Shpesh, vijoi ajo, jemi konfrontuar me zotin Baze, ai si ish-mbështetës i interesave politike dhe personale të Sali Berishës dhe ne kundër autoritarizmit të zotit Berisha. "Sot Baze është vënë nën trysninë e këtij autoritarizmi, si pasojë e qëndrimeve të tij kritike, kësaj radhe jo në favor të mazhorancës. Por e shkuara nuk mund dhe nuk duhet të jetë justifikim, për cenimin e lirisë", thotë G99. Xhaçka mendon se liria e shprehjes na përket të gjithëve, e kur ajo i cenohet qoftë edhe Mero Bazes, ajo na cenohet të gjithëve. "Kjo është arsyeja pse sot jemi këtu, për të denoncuar metodat e ulëta të kulaçit e kërbaçit nga ana e qeverisë. Baze është viktimë e pikërisht kësaj strategjie nga ana e qeverisë. Kur ai u bë denoncues i korrupsionit, e aferave të qeverisë, Berisha e vuri menjëherë nën regjimin e kërbaçit", u shpreh Xhaçka.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›