Vizat, nesër qeveria dorëzon në BE raportin për liberalizimin
Qeveria do të dorëzojë më 14 janar në Bruksel raportin për liberalizimin e vizave. Nisja e procesit për ndarjen e kartave të identitetit dhe pasaportave biometrike i ka dhënë kabinetit "Berisha" sigurinë për të dorëzuar kërkesën këtë të mërkurë në Bruksel për lëvizjen e lirë të shqiptarëve në vendet e Bashkimit Evropian. Dita e mërkurë do të jetë dita e sfidës së parë për vitin 2009 e Shqipërisë përballë Bashkimit Evropian.
Komiteti i Integrimit
Komiteti Ndërministror i Integrimit ka miratuar dje raportin mbi përmbushjen e detyrimeve për arritjen e liberalizimit të vizave me Bashkimin Evropian, si kusht për lëvizjen e lirë të qytetarëve shqiptarë. Komiteti Ndërministror i Integrimit miratoi një raport të hollësishëm në zbatim të detyrimeve që duhen përmbushur për arritjen e heqjes së sistemit të vizave dhe lëvizjen e qytetarëve shqiptarë në hapësirën e Bashkimit Evropian. Ky raport është përgatitur nga ministritë e nga të gjitha agjencitë përkatëse dhe do të dorëzohet në datën 14 janar në Bruksel. Kryeministri Berisha theksoi se ky proces po ecën në kursin e tij shumë të mirë, pas vizitës që bëri në Tiranë zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Franko Fratini, si dhe marrjes së pyetësorit nga ana e ministrit të Punëve të Jashtme të dorëzuar nga drejtori i përgjithshëm në Komisionin Evropian, shqyrtimit të të gjithë problematikës dhe detyrimeve që rrjedhin nga ky pyetësor, nga të gjitha institucionet e vendit. "Përgjigjet për këtë pyetësor kanë pasur një impakt qartësisht pozitiv", u shpreh Kryeministri.
Në këtë kontekst, kreu i qeverisë theksoi rëndësinë e pajisjes së qytetarëve shqiptarë me kartat e identitetit, si një kusht në plotësimin e detyrimeve për lëvizjen e lirë të qytetarëve shqiptarë.
Problematika
Nga njëra anë vlen të theksohet se procesi i lehtësimit të vizave për një seri kategorish në Shqipëri nga Bashkimi Evropian ka hasur herë pas here probleme nga më të ndryshmet, ndërkohë nga ana tjetër, kreu i ekzekutivit do të kërkojë liberalizimin e plotë të vizave. Nga vëzhgimet e ndryshme, Shqipëria vazhdon të mbetet një nga vendet e rajonit me shkallën më të lartë të refuzimit të vizave. Në studimet e "Europian Movement in Albania" (EMA) në Shqipëri, ka rezultuar se gjithashtu ka probleme me funksionimin e marrëveshjes së lehtësimit, e hyrë në fuqi në janar 2008. Është konstatuar gjithashtu se mesatarja e refuzimeve të vizave në Shqipëri është rreth 23% e totalit të aplikimeve, ndërkohë që mesatarja e vendeve të Ballkanit Perëndimor është rreth 17%. Sipas të dhënave nga EMA, konsullatat greke mbajnë rekordin me 37% refuzime të vizave, pas tyre vijnë gjermanët me 24%, francezët me 22%, austriakët me 22% dhe italianët me 11%. Nga vëzhgimet e kryera nëpër konsullatat e ndryshme, rezulton se shqiptarët ende nuk kanë shpëtuar nga lista e gjatë e dokumenteve që duhet të paraqesin dyerve të ambasadave. Koha e pajisjes me viza vazhdon të mbetet një problem dhe në disa raste e tejkalon edhe periudhën për të cilën kërkohet viza. Shqetësim tjetër i rëndësishëm është pamundësia për të lënë një datë takimi të afërt me konsullatën për paraqitjen e dokumentacionit, sidomos në konsullatën greke dhe italiane, ku lënia e një takimi për intervistë duket si mision i pamundur. Kjo periudhë mund të shkojë deri në 3 muaj nga kryerja e telefonatës drejt numrave me vlerë të shtuar deri në ditën e parë të intervistës.
Kushti
Kryeministri: Në qershor, zgjedhje të lira
Kryeministri premton zgjedhje të lira dhe sipas standardeve të kërkuara nga ndërkombëtarët. Pajisja e shqiptarëve me kartat e identitetit është një nga kushtet kryesore të kërkuara nga ndërkombëtarët për zgjedhjet parlamentare të qershorit 2009, ku do të eliminohet votimi me certifikata, të cilat për shumë vjet i kanë bërë zgjedhjet të kontestueshme. "Do ta quaja procesin e kartave të identitetit mision për mundësimin e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare me infrastrukturën më moderne të identifikimit të zgjedhësve, listat elektronike, sistemin tërësor të ri të adresave dhe dokumentet elektronike. Këto janë detyrimet e qeverisë para vendit, para shoqërisë", u shpreh Kryeministri.