E Shtunë, 31 Tetor 2026

G99: Më shumë vëmendje për shtresat në nevojë



Aktivistët e G99 kanë zhvilluar një seri aktivitetesh gjatë ditës së Bajramit për të sjellë në vëmendjen publike disa nga grupet më në nevojë të shoqërisë shqiptare që në këtë ditë jo gjithmonë gjejnë arsye për të festuar. Kryetari i kësaj lëvizjeje Erion Veliaj vizitoi dje minatorët grevistë dhe ju përcolli atyre një mesazh ndihme dhe solidariteti. G99 ka përkrahur kauzën e statusit të miantorëve që në fillim të protestave dhe gjatë grevës së tyre të parë dhe do të jetë përsëri krah tyre në datën 2 tetor në protestë. Veliaj tha se në një ditë si kjo vëmendja nuk duhet tju mungojë këtyre njërezve që kanë sakrifikuar aq shumë dhe që sot nuk kanë mundësi të festojnë me familjet e tyre. Veliaj u shpreh ashpër kundër indiferencës së zyrtarëve dhe përfaqësuesve të lartë fetarë të cilët nuk kanë mbrojtur me forcë problemet e njerzve të varfër por janë përqendruar në kauza si pronat e komuniteteve fetare. "Harmonia fetare në Shqipëri është e admirueshme, -tha Veliaj- Ajo që nuk duhet të ekzistojë është harmonia e heshtjes përballë fenomeneve shqetësuese sociale."
Ndërkohë në një aktivitet me fëmijët dhe familjet romë, zëdhënësja e G99 Olta Xhacka dhe aktivistë të tjerë të G99 shpërndanë disa ndihma në ushqime. Xhacka u shpreh se në këtë ditë solidarizimi duhet të gjendemi pranë njerëzve në nevojë. "Është e trishtë që pas kaq vitesh tranzicion shqiptarët të gjenden në kushte të tilla ekonomike, - tha Xhacka.

1 Tetor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›