Hipoteka, dokumentet që duhen për regjistrimin fillestar të pronës
Procedura zyrtare që zbatohet nga Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Dosjet me dokumentet që duhen për secilën kategori pronash
Laureta Rryçi
Tiranë - Regjistrimi fillestar i pasurive të paluajtshme bëhet me përgatitjen e kartelave të pasurive të paluajtshme dhe dokumentimin e kufijve të këtyre pasurive në Hartën Treguese të Regjistrimit. Të drejtat e pronësisë si dhe kufijtë e çdo pasurie të paluajtshme vërtetohen me paraqitjen në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme të dokumenteve të mëposhtme. Për secilin rast është dhënë dhe legjislacioni ku duhet të bazohen për procedura të mëtejshme të gjithë ata qytetarë që duan të kryejnë një regjistrim fillestar të pasurive të paluajtshme që posedojnë. Për të gjithë ata që duan të regjistrojnë pasuritë e paluajtshme që e kanë marrë këtë pronë falë Ligjit nr. 7501 u duhet si dokument akti i marrjes së tokës në përdorim ose në pronësi.
Regjistrimi
Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme operojnë çdo ditë për regjistrimet fillestare të pronave sipas legjislacionit që u ka mundësuar këtë pronë qytetarëve. Për pasojë dhe dokumentet që duhen për secilën nga këto pasuri janë të ndryshme. Qytetarët që duan të regjistrojnë pasurinë e paluajtshme, që e kanë përfituar falë ligjit për “Tokat bujqësore të pandara”, u duhen dy dokumente. Dokumenti i parë ka të bëjë me aktin e marrjes së tokës në pronësi dhe plan-vendosjen. Ndërkohë, për të gjithë ata që pasurinë e kanë përfituar nga ligji “Për ndarjen e pasurisë në kooperativat bujqësore” lista e dokumenteve të nevojshme është më e madhe. Në Hipotekë duhet të paraqitet vendimi i komisionit të shpërndarjes dhe likuidimit të pasurive të kooperativave bujqësore, kontrata e shitblerjes së objektit, kontrata e marrëdhënieve me truallin si dhe plan-vendosja. Për të gjithë ata që kanë përfituar pasuri të paluajtshme falë ligjit “Për rivlerësimin dhe shpërndarjen në vlerë të pasurisë së ish-kooperativave bujqësore” duhet kontrata e shitblerjes së ndërtesës, kontrata e marrëdhënieve me truallin, vendimi i këshillit të komunës dhe plan-vendosja.
Banesat shtetërore
Pranë zyrave të regjistrimit të pasurive të paluajtshme vazhdojnë të jenë të shumta kërkesat për regjistrimin e objekteve shtetërore që i kanë kaluar në emër të qytetarëve. Kjo kategori personash që kanë fituar nga ligji për ristrukturimin e ndërmarrjeve bujqësore duhet të dorëzojnë aktin e marrjes së tokës në pronësi apo në përdorim ose kontratën e marrëdhënieve me truallin midis Agjencisë Qendrore të Ristrukturimit dhe Privatizimit të NB-ve dhe subjektit. Po aq e domosdoshme është edhe kontrata e shitblerjes së objektit dhe plan-vendosja.
Privatët
Për pasuritë e paluajtshme të njohura nga ligji “Për sanksionimin dhe mbrojtjen e pronës private dhe nismës së lirë, të veprimtarive private të pavarura dhe privatizimi” duhet të paraqesin kontratën e shitblerjes mes AKP-së dhe blerësit për objektin e privatizuar, kontratë për marrëdhënie me truallin, plan-vendosje dhe aktin e dorëzimit të nënshkruar nga AKP-ja dhe blerësi. Në rastet kur AKP-ja ka shitur me një kontratë të vetme truallin dhe objektin mbi të, është e mjaftueshme vetëm kjo kontratë për të regjistruar si truallin, ashtu edhe objektin. Të njëjtat dokumente përdoren edhe për rastet e privatizimeve të pasurive të NB-ve.
Për pasuritë e paluajtshme “pallat” dhe “apartament”
Sipas procedurave që zbatohen në zyrat e regjistrimit të pasurive së paluajtshme për objektet që cilësohen “pallat” apo “apartament”, që janë përfituar falë ligjit “Për privatizimin e banesave shtetërore”, do të regjistrohen në bazë të katër dokumenteve. Në dosje duhet të përfshihet kontrata e shitblerjes, planimetria e apartamentit, gent-plani i pallatit, certifikata e gjendjes familjare më 1 dhjetor 1992 për të përcaktuar bashkëpronarët me moshë mbi 18 vjeç në këtë datë, kur ata nuk janë pasqyruar në kontratë. Kur informacioni nga këto dokumente nuk plotëson kërkesat e fushave të kartelës, përdoren dokumentet e tjera të dosjes së privatizimit si formularët 1, 2, 3 dhe mandat-pagesa. Për pasurinë “pallat” duhet të krijohet dosja e dokumenteve me numrin arkivor përkatës. Si dokumente shërbejnë gent-plani, formulari 1, kontrata e bashkëpronësisë, shënime të tjera që lidhen më pallatin.
Për pasuritë e kthyera të ish-pronarëve
Për pasuritë e paluajtshme të kthyera ose të kompensuara fizikisht që janë përfituar nga ligji “Për kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronarëve” do të regjistrohen në bazë të vendimit të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, plan-vendosjes, dëshmisë së trashëgimisë në rastet kur prona i është kthyer trashëgimlënësit si dhe procesverbalin e marrjes në dorëzim të pronës (dorëzimi i ndërtesës ose piketimi i truallit), veçanërisht në rastet kur nuk është e mundur të bëhet identifikimi në HTR. Ndërsa për pasuritë e kthyera ose të kompensuara fizikisht në bazë të ligjit “Për kompensimin në vlerë ose me troje ish-pronarëve të tokave bujqësore, livadheve, kullotave, tokave pyjore dhe pyjeve duhet vendimi i Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, plan-vendosja, dëshmia e trashëgimisë në rastin kur prona i është kthyer trashëgimtarëve si dhe proces verbali i dorëzimit të mbajtur mes Drejtorisë së Shërbimit Pyjor dhe pronarit që i është kthyer prona. Pasuritë e paluajtshme të njohura në bazë të dekretit të Presidentit të Republikës “Për faljen e studiove të punës piktorëve dhe skulptorëve” regjistrohen me paraqitjen e aktit të dhurimit nga Komisioni i Përbashkët i Bashkisë dhe i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve, plan-vendosja si dhe dokumenti për marrëdhëniet me truallin.
1 Tetor 2008