G99: PD fushatë informale
"Sikur të mos mjaftonte spoti 1 milion eurosh i Kryeministrit, tanimë në këtë fushatë kanë filluar të angazhohen me radhë të gjitha ministritë e zotit Berisha. A ka sot shqiptar që beson se spotet për rrugët, arsimin e rendin, nuk shënojnë fillimin informal të fushatës nga ana e Partisë Demokratike? A ka sot shqiptar, të majtë apo militantë të thekur të Partisë Demokratike, që ende mendojnë se me këto spote zoti Berisha nuk po shkel me të dyja këmbët ligjet e këtij vendi?", deklaroi dje, Maklen Misha. G99 i rikujton Kryeministrit se ligji shqiptar i ndalon rreptësishtë spotet elektorale në çdo kohë, përveçse gjatë fushatës zyrtare. "Dëshirojmë t‘i rikujtojmë Kryeministrit se shpenzimi ilegal, pa transparencë e në mënyrë korruptive i miliona eurove nga paratë tona, për qëllime propagande, ndalohet rreptësishtë nga ligji shqiptar.
G99 ka një lajm për zotin Berisha: "Shumica në parlament nuk të jep të drejtën të shkelësh rregullat", tha Misha. G99 u bën thirrje institucioneve ndërkombëtare që të ndërhyjnë për të adresuar këtë situatë përpara se shkeljet e vazhdueshme të çdo ligji e rregulli nga ana e qeverisë të kenë komprometuar në mënyrë të parikuperueshme procesin e zgjedhjeve të ardhshme legjislative.