G99: Qeveria nuk paguan pronarin e tokës, 250 fëmijë pa shkollë
Ata nuk mund të shkojnë në shkollën e rindërtuar "Feip Braja", sepse qeveria nuk e ka bërë ende pagesën e pronarit legjitim të tokës. Fëmijët janë të detyruar të shkojnë në shkollën e fshatit Pezë-Helmës, duke rrezikuar të aksidentohen gjatë rrugës.
Prindërit, të shqetësuar, lajmërojnë se deri tani kanë ndodhur 6 aksidente, ku fatmirësisht nuk ka pasur viktima. Pronari i tokës tregon se qeveria ia ka premtuar pagesën e kompensimit, pasi ka bërë kontratën për ndërtimin e shkollës, por ende nuk e ka shlyer detyrimin. Përfaqësues të G99-ës, të njoftuar nga media, vizituan dje shkollën dhe morën kontakte me prindërit dhe banorët e zonës lidhur me këtë situatë. Banorët kërkuan zgjidhjen e menjëhershme të problemit, që, sipas tyre, është krijuar nga kryekomunarja e fshatit pranë Urës së Beshirit, Fatime Goga.