E Diel, 1 Nëntor 2026

Reagon Partia Socialiste: Qeveria dështoi, asnjë status të ri ekonomik për spitalet

Kryeministri Sali Berisha ka gënjyer pacientët, nuk ka qenë i aftë të garantojë një shërbim të organizuar shëndetësor dhe mbi të gjitha e ka lënë këtë shërbim në gjendje të mjeruar. Premtimet e tij boshe për 40 muaj me radhë i ka lënë spitalet pa ilaçe, pacientët pa operacione dhe shëndetësinë pa reformë. Të gjitha këto deklarata për shërbimin shëndetësor janë dhënë dje nga Ilir Beqja, nënsekretar i programit të Partisë Socialiste. "Kryeministri i vendit, mjek në profesion, u premtoi shqiptarëve shërbim shëndetësor të garantuar, cilësor dhe të ndershëm. Sot, pas 40 muajsh qeverisje, qeveria dështoi, pasi nuk është e aftë të përcaktojë protokollet standarde të mjekimit në Republikën e Shqipërisë", tha Beqja. Sipas tij, qeveria dështoi, pasi nuk është e aftë të kostojë shërbimet që ofrohen nga qendrat shëndetësore, ambulatore, apo spitalore.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›