E Shtunë, 31 Tetor 2026

G99: Qeveria të marrë masa për krizën

Lëvizja politike G99 deklaroi dje se kriza financiare dhe ekonomike që ka përfshirë të gjithë botën, tanimë është edhe këtu në Shqipëri. Sipas saj, Shqipëria ka një varësi ekonomike nga remitancat, investimet e huaja direkte dhe niveli i likuiditetit në sistemin financiar dhe një sërë faktorësh të cilët po dëmtohen drejtpërdrejt nga kjo krizë. "Qeveria dhe institucionet kompetente duhet të marrin masa për të parandaluar efektet e saj dhe duhet të kujdesen që faktorët e zhvillimit ekonomik që varen prej tyre të mos përkeqësohen", u shpreh një nga funksionarët e lëvizjes. Ai nënvizoi se të gjitha vendet e rajonit po marrin masa për të mbrojtur ekonomitë e tyre nga kriza, e ndërkohë qeveria shqiptare nuk po bën asgjë.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›