Raporti për deputetët: Zbatimi i rregullores është "mëkat"
Megjithëse quhen "baballarët e kombit" deputetët e Kuvendit nuk kanë marrë vlerësime maksimale për sjelljen e tyre gjatë mbledhjeve te komisioneve dhe seancave parlamentare. Qendra e Studimeve Parlamentare ka bërë publik dje një raport të sajin, punë e cila është bazuar mbi analizën e legjislacionit mbi sjelljen dhe konfliktin e interesit të deputetëve dhe respektimin e detyrimeve përkatëse ligjore. Kjo qendër ka ngritur shqetësimin për të pasur një kod sjelljeje për deputetët. Në raport thuhet se roli institucional i Kuvendit është rritur këto dy vitet e fundit, kryesisht për shkak të bërjes publike të diskutimeve dhe procesverbaleve në faqen zyrtare të Kuvendit, por edhe transmetimin direkt të seancave parlamentare. Partitë politike në Kuvend dhe vetë deputetët, gjatë kësaj periudhe, kanë zhvilluar diskutime të shumta lidhur me çështje të etikës, të tilla si imuniteti apo sjellja në Kuvend. Janë ndërmarrë disa nisma për kufizimin e imunitetit, ndërkohë që ka pasur raste të shkeljes së rregullave të sjelljes nga deputetët. Në raport thuhet se kryesisht është problem pjesëmarrja në mbledhje, apo angazhimet në Kuvend dhe etika e komunikimit, për këtë të fundit madje janë marrë edhe masa disiplinore. Deputetët në përgjithësi kanë realizuar detyrimet ligjore për të deklaruar pasuritë pranë ILDKP-së.
Imuniteti
Gjatë dy viteve të fundit, në Kuvend janë zhvilluar diskutime të shumta për heqjen e imunitetit apo kufizimit të tij. Ky diskutim, theksohet në raport, është iniciuar nga vetë deputetët, duke u propozuar edhe projektligje për këtë çështje. Rasti i deputetit Basha ka qenë mjaft i debatuar dhe i bërë publik në media, rast në të cilin, me kërkesë të prokurorisë, deputetit Basha iu hoq imuniteti, ndërkohë që ai vetë ishte deklaruar për heqjen e tij. Ndërkohë PD-ja ka paraqitur në Kuvend një propozim për të hequr apo kufizuar imunitetin, por propozimi është ende në Kuvend pa një përgjigje konkrete. Ende partitë politike në Kuvend ftojnë njëra-tjetrën të miratojnë një akt ligjor për kufizimin apo heqjen e imunitetit.
Sjellja e deputetëve
Në raport thuhet se, pas monitorimit të deputetëve, rezulton se ata shkelin rëndom disa aspekte të Rregullores së Kuvendit. Komisionet janë përgjithësisht korrekte me respektimin e kalendarit të punës, por vërehen edhe raste kur për shkak të mosarritjes së kuorumit, mbledhjet nuk zhvillohen, por ka pasur raste që mbledhjet janë zhvilluar edhe pse nuk ka pasur kuorumin e nevojshëm. Pjesa më e madhe e deputetëve paraqiten me vonesë në mbledhjet e komisioneve dhe në seancat parlamentare. Deputetët hyjnë dhe dalin nga mbledhja e komisioneve sa herë që duan, duke vënë në rrezik shpeshherë edhe kuorumin. Në komisione dhe në seanca ka deputetë të cilët janë të painformuar rreth asaj çfarë do të diskutohet. Deputetët marrin zakonisht informacion për një projektligj apo vendim nga prania e ekspertëve në mbledhje, duke treguar se nuk e kanë fare idenë e nismës, pasi nuk e kanë lexuar atë. Por nuk janë vetëm këto rastet kur deputetët shkelin rregulloren. Shumicën e rasteve shihen deputetë që pinë duhan në mbledhjen e komisioneve, edhe pse Kuvendi ka miratuar një ligj për ndalimin e pirjes së duhanit. Po kështu, shihen shpesh dhe madje rëndom duke përdorur celularin, si në mbledhjen e komisioneve, ashtu edhe në seancat parlamentare, edhe pse kjo është e ndaluar në rregullore. Në vazhdimet e seancës shihet që edhe kërkesat e tjera të rregullores si mosndërprerja e fjalës së drejtuesit apo diskutuesve të tjerë nuk respektohet. Përgjithësisht, deputetët kanë respektuar vetëm kërkesën për një veshje zyrtare në komisione dhe seanca. Në lidhje me çështjet e tjera të sjelljes, si përdorimi i mjeteve të punës vetëm për kryerjen e detyrave, duket se nuk ka ndonjë mekanizëm kontrolli apo monitorimi. Nga rastet e masave të marra, duket se kanë qenë përgjithësisht rastet e dhunës ekstreme që kanë çuar në diskutimin zyrtar në mbledhje të këtyre çështjeve.
Masat disiplinore
Gjatë dy viteve të fundit të analizuara në lidhje me masat e dhëna disiplinore, ka pasur disa raste të dhënies së këtyre masave. Kjo sepse ka pasur raste të përdorimit të fjalës së pahijshme dhe përdorimit të një gjuhe ofenduese dhe jo parlamentare të ndërmarrjes së sulmeve personale ndaj anëtarit të Këshillit të Ministrave, sjellje të padenja, duke shkaktuar rrëmujë në sallë, të cilat janë konsideruar edhe nga diskutimet e vetë deputetëve si tejet të ulëta e të dobëta, të cilat shkelin rregullat më elementare të etikës parlamentare. Për këtë arsye, janë marrë masa disiplinore për disa deputetë të Kuvendit, si për Ndriçim Babasin, Blendi Klosin, Erjon Braçen, Ndriçim Hysën, Petro Koçin, Skënder Gjinushin, Paulin Sterkajn, Albert Farrunin, Taulant Ballën etj.