E Shtunë, 31 Tetor 2026

G99: Shqipërinë po e qeveris klani "Berisha"



G99-a ka reaguar ndaj raportit të Panelit të Inspektimit të Bankës Botërore në lidhje me abuzimet në projektin e Jalës, ku përmendet emri i dhëndrit të kryeministrit Berisha, Jamarbër Malltezi.
Aktivistja e G99-s, Olta Xhacka, akuzoi kryeministrin Berisha se ai dhe klanet kriminale po tentojnë të privatizojnë Shqipërinë. Xhacka i bëri thirrje Prokurorisë që të hetojë në lidhje me këtë skandal korruptiv. “Shqipëria, për fatin tonë të keq, është shndërruar në një ngastër private të një klani të vogël kriminal, të lidhur direkt me Sali Berishën. Ky i fundit po na qeveris si me atributet e kryetarit të një fisi. Nëse nuk je sot pjesë e fisit Berisha, atëherë nuk gëzon më asnjë të drejtë. Nëse je pjesë e këtij fisi, nëse je vajza, djali, dhëndri i tij, atëherë po: mund të jetosh e të korrësh sukses. Ndaj sot, G99-a i bën thirrje Prokurorisë që të ndërmarrë hapat e nevojshëm për hetimin e skandalit të radhës të familjes kryeministrore për shkatërrimit e paligjshëm të banesave të dhjetëra banorëve të Jalës nën instruktimin e Jamarbër Malltezit. Ky veprim kriminal është shembulli më famëkeq i politikave klientelistë dhe mospërfilljes së shtetit ligjor, ku një pakicë përfiton në kurriz të një shumice”, - tha Xhacka.

4 Shkurt 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›