E Shtunë, 31 Tetor 2026

“G99”-a: Qeveria të ndalë abuzimet e OSSH-së me energjinë



Lëvizja “G99” ka reaguar në lidhje me ndërprerjet e vazhdueshme dhe të pajustifikuara të energjisë elektrike. Aktivisti i G99-s, Etjen Xhafaj, tha se këto ndërprerje të energjisë elektrike bëhen me qëllimin e vetëm për të përmirësuar bilancin e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë (OSSH) në prag të privatizimit. Në emër të G99-s Xhafaj kërkoi nga qeveria që të marrë masat e duhura për të mos lejuar më abuzimet dhe mashtrimet që po ndërmerr OSSH-ja në kurriz të qytetarëve shqiptarë. “Nëse problemi kryesor i OSSH-së janë humbjet në rrjet dhe arkëtimet, problemi i shqiptarëve është mungesa totale e transparencës nga një ndërmarrje publike kaq e rëndësishme për ekonominë e vendit. Sepse remonti, megjithëse tepër i nevojshëm, nuk mund të përdoret si një alibi për mungesën e përgjegjshmërisë, profesionalizmit dhe transparencës së drejtuesve të këtij sektori dhe qeverisë. Në një situatë të tillë, kur përfaqësues të një organizmi shtetëror nuk e kanë për gjë të mashtrojnë publikun për të mbuluar paaftësinë e tyre, G99-a i kërkon qeverisë të marrë masat e duhura administrative duke shkarkuar personat përgjegjës për këtë mashtrim”, - tha Xhafaj.

27 Gusht 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›