E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI: Qeveria, asnjë masë për mbrojtjen e konsumatorëve



Lëvizja Socialiste për Integrim ka shprehur shqetësimin për përkeqësimin e situatës së sigurisë ushqimore në vend. Anëtari i Kryesisë së LSI-së, Edmond Panariti, tha se situata në këtë drejtim është me të vërtet dramatike dhe se qeveria nuk ka ndërmarrë asnjë masë për të mbrojtur konsumatorin shqiptar nga sëmundjet që shkaktohen si rezultat i nivelit të ulët të sigurisë ushqimore.
“Këtë vit mund të themi se kemi një përkeqësim të mëtejshëm të situatës së sigurisë ushqimore. Madje, situata mund të konsiderohet dramatike dhe unë do ta konsiderojë një situatë afrikane, jo europiane. Ne kemi një riaktivizim të sëmundjeve infektive mesjetare do të thosha, si plasja, tuberkulozi, bruceloza. Ne kemi, afërsisht 1 mijë raste të reja në infeksioneve me brucelozë dhe nuk ka asnjë vend në Europë që të ketë parametra të tillë. Këto parametra mund t’i gjeni fare mirë në Afrikë. Ne kemi raste të prekjes nga infeksioni i plasjeve. Spitalet, klinikat e anë e mbarë vendit po mbushen me raste të këtyre infeksioneve dhe kjo vjen nga fakti i dështimit të profilaksisë, të parandalimit të këtyre sëmundjeve në bagëti”, - tha Panariti.

27 Gusht 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›