“G99”-a në Lushnjë: “T’i japim fund tranzicionit Gërdecoid!”
Lushnja ishte ndalesa më fundit ku “G99”-a organizoi prezantimin publik të lëvizjes me një audiencë profesionistësh, të rinjsh dhe qytetarësh dhe i ftoi ata të bëhen bashkaksionarë të ndryshimit. Aktivisti i “G99”-s, Eduart Hashorva, bëri thirrje që të gjithë të shohin te “G99”-a një alternativë për të shpëtuar nga tranzicioni Gërdecoid që ka mbërthyer vendin dhe që ju ka kushtuar shuarjen e ëndrrave dhe shpresave disa brezave. “G99-a synon të afrojë të gjithë ata që duan të shohin një Shqipëri dinjitoze që hyn ballëlartë në Europë”, - tha Hashorva.
Erion Veliaj bëri thirrje që qytetarët të marrin në dorë fatet e tyre dhe të kërkojnë përgjegjësi nga politikanët. “Vetëm në Shqipëri mund të vrasësh, të vjedhësh apo të kryesh krime ordinere dhe të jesh në gjendje të vazhdosh jetën sikur s’ka ndodhur asgjë. Ka ardhur koha që asnjë politikan apo shërbëtor i publikut të gëzojë privilegje si imuniteti nga drejtësia që ky publik nuk i ka”, – tha Veliaj.
13 Qershor 2008