Papa-Ndokës: “Shqiptarët, pjesë e lutjeve të mia”
Shenjtëria e tij, Papa Benedikti i 16-të, përmes kryepeshkopit Fernando Filoni, i dërgoi një mesazh falënderimi kryetarit të PDK-së, z. Nard Ndoka, përmes të cilit e falënderon për takimin dhe dhuratën e tij, që ishte një album me pamje të Shqipërisë nga ajri. “Shenjtëria e Tij, - thuhet më tej në mesazh, - do t’ju kujtojë Ju dhe shqiptarët në lutjet e Tij. Mbi të gjitha Ai i lutet Zotit për paqe e begati”, - përfundon mesazhi i Papës dërguar nga kryepeshkopi Fernando Filoni. Lideri demokristian, Ndoka, është takuar me Atin e Shenjtë, Papa Benediktin e 16-të, në Audiencën e Përgjithshme në Vatikan, në mars të këtij viti, ku e ftoi të vizitojë Shqipërinë dhe shqiptarët. Kryetari i PDK-së i pati deklaruar Atit të Shenjtë se Shqipëria dhe shqiptarët kanë nevojë për bekimin e tij.
13 Qershor 2008