G99-a shpall listën, Veliaj i pari në të 12-të qarqet
Lëvizja “G99” ka shpallur dje listën zyrtare të kandidaturave të saj për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit. Interesant është fakti se lista e G99-s në të 12-të qarqet do të kryesohet nga kryetari i kësaj partie, Erion Veliaj. Kandidaturat kryesore të kësaj parti sipas qarqeve janë: Arbjan Mazniku në Tiranë, Pilo Keri në Berat, Sakip Pata në Dibër, Milva Ekonomi në Durrës, Genti Elezi në Elbasan, Eduart Harshova në Fier, Orgen Hasanbega në Gjirokastër, Maklen Misha në Korçë, Ukshin Morina në Kukës, Plarent Ndreca në Lezhë, Roland Ilia në Shkodër dhe Genci Kojdheli në Vlorë.
Kandidaturat kryesore të G99-ës
Tiranë: Erion Veliaj, Arbjan Mazniku, Juliana Hoxha
Berat: Erion Veliaj, Pilo Keri, Alba Çela
Dibër: Erion Veliaj, Sakip Pata, Artemisa Thaçi
Durrës: Erion Veliaj, Milva Ekonomi, Etjen Xhafaj
Elbasan: Erion Veliaj, Genti Elezi, Bujar Alliu
Fier: Erion Veliaj, Eduart Harshova, Denis Xoxa
Gjirokastër: Erion Veliaj, Orgen Hasanbega, Alketa Qendro Skendaj
Korçë: Erion Veliaj, Maklen Misha, Matilda Manellari
Kukës: Erion Veliaj, Ukshin Morina, Trëndafile Rada
Lezhë: Erion Veliaj, Plarent Ndreca, Altin Jaku
Shkodër: Erion Veliaj, Roland Ilia, Marinela Lika
Vlora: Erion Veliaj, Genci Kojdheli, Florjana Koka
20 Maj 2009