Poni: “Kanë nisur masat shtrënguese për personat pa pasaportë që nuk marrin kartën”
Ndërsa aplikimi i shtetasve për pajisjen me karta identiteti është mbi 900 mijë, kanë nisur edhe masat shtrënguese për atë kategori shtetasish pa pasaportë që nuk janë përfshirë në këtë proces. "Kanë aplikuar 964 mijë shtetas, janë prodhuar 799 mijë karta identiteti, janë shpërndarë 790 mijë në zyrat e shpërndarjes dhe i kanë marrë 447 mijë. Procesi ecën me ritme shumë më të larta se kufiri maksimal që kemi pasur. Ato nuk janë sanksione, janë shtrëngime, shtrëngime që shtetasi, kur shkon në një institucion të bëjë kartën", - bëri të ditur Ferdinant Poni, zv.ministër i Brendshëm. Sipas tij, në të gjithë vendin qendrat e aplikimit për kartën e identitetit po punojnë me kapacitete maksimale, shtetasit që nuk kanë aplikuar dhe s'kanë pasaportë nuk do të kenë mundësi të marrin asnjë shërbim shtetëror deri në aplikim.
20 Maj 2009