E Diel, 1 Nëntor 2026

LSI-ja prezanton 140 kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 28 qershorit

Meta kryeson listën e kandidatëve për qarkun e Tiranës. Emrat e kandidaturave kryesore të LSI-së në të 12-të qarqet

Shaban Sulçe

Lëvizja Socialiste për Integrim ka publikuar dje listën e plotë zyrtare të kandidatëve të saj për deputetë për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit. LSI-ja, në fakt, prej kohësh ka nisur procesin e prezantimit të kandidaturave të saj për procesin e ardhshëm zgjedhor. Gjithsesi, dje është bërë publike lista zyrtare e këtyre kandidaturave. LSI-ja konkurron në zgjedhjet e 28 qershorit në një koalicion më vete. Ajo drejton koalicionin “Aleanca socialiste për integrim”. Në këtë koalicion marrin pjesë gjithashtu Partia Socialiste e Vërtetë ‘91, Partia e Gjelbër, Partia për Liritë dhe të Drejtat e Njeriut, Partia për Mbrojtjen e Emigrantëve si dhe Partia “Toleranca e re”.

Tirana
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, do të kryesojë listën e LSI-së për qarkun e Tiranës. Kreu i LSI-së ka vendosur të udhëheqë fushatën në këtë qark, duke qenë se Tirana ka numrin më të madh të deputetëve, 32 të tillë. Meta do të përballet në Tiranë me kryeministrin Sali Berisha. Kandidaturat kryesore të LSI-së në këtë qark vijojnë me emrat e Pëllumb Xhufit, Erisa Xhixhos, Ilir Dashit, Roland Çelmetës, Shezai Rrokajt, Luan Ramës, Idajet Xekës, Matilda Merxhanit, Sokol Dervishajt, Hasan Hoxhës, Viron Bezhanit etj.

Kandidaturat kryesore
Në qarkun e Durrësit LSI-ja paraqitet me dy kandidatura kryesore, si ajo e Lefter Kokës dhe Artur Zhejit. Në qarkun e Vlorës, lista e LSI-së udhëhiqet nga Shkëlqim Selami dhe Besjan Pesha, në qarkun e Elbasanit tre kandidaturat e para të LSI-së janë ato të Bujar Kllogjrit, Pjerin Xhuvanit dhe Enver Roshit. Në qarkun e Fierit kandidaturat kryesore të LSI-së janë: Dritan Prifti, Spartak Braho dhe Bujar Hasaj. Po kështu tri kandidaturat kryesore në qarkun e Shkodrës janë ato të Sokol Axhemit, Sait Fishtës dhe Nora Malaj. Në qarkun e Beratit, tri kandidaturat kryesore të LSI-së janë Nasip Naço, Gledjon Rehovica dhe Valbona Papa. Në qarkun e Korçës dy kandidaturat kryesore të LSI-së janë ato të Sekretarit të Përgjithshëm Petrit Vasili dhe Mishel Papakozma. Në qarkun e Dibrës kandidatura kryesore është ajo Monika Kryemadhit, në Kukës Zef Çupi, në Lezhë Gjovalin Bushi si dhe në Gjirokastër Luan Memushi. Duhet theksuar gjithashtu se në listën e kandidatëve të LSI-së në qarkun e Gjirokastrës është përfshirë edhe Dritan Shehaj, i cili është personazh i spektaklit “Big Brother 2”.

QARKU TIRANË
Ilir Meta, Pëllumb Xhufi, Erisa Xhixho, Ilir Dashi, Roland Çelmeta, Shezai Rrokaj, Luan Rama, Idajet Xeka, Matilda Merxhani, Sokol Dervishaj, Hasan Hoxha, Viron Bezhani, Pëllumb Pipero, Edmond Hoxha, Pjetër Dema, Flamur Hysi, Alma Dyrmishi,
Fatos Xhediku, Vjollca Lubonja, Alfred Bakalli, Mira Hoxha,
Arben Tërpollari, Endrit Brahimllari, Agim Picaku, Saimir Ivziku,
Ana Misha, Lutfi Lami, Maksim Lulo, Elona Guri, Kozeta Braçja, Rasim Allushi, Anila Feka

QARKU VLORË
Shkëlqim Selami, Besjan Pesha, Gjergji Mano, Besnik Elezi, Harrila Thanasko, Valbona Anagnosti, Entela Rushiti, Pëllumb Jaupaj, Pëllumb Qerimi, Natasha Koka, Bujar Allushi, Diana Murati

QARKU KUKËS
Zef Çupi, Qemal Elezi, Erina Palushi, Hydajet Ponari

QARKU SHKODËR
Sokol Axhemi, Sait Fishta, Nora Malaj, Sajmira Laci, Sytki Ndrecaj, Ndrek Rukaj, Vjollca Vucini, Bledar Bashi, Merion Rexha, Ylljon Hasanaj, Marku Ndou

QARKU KORÇË
Petrit Vasili, Mishel Papakozma, Ilir Medini, Zamir Demiraj, Tomor Azis, Mirjeta Shkullaku, Jorida Romacka, Sami Muka, Robert Çekiçi, Mirela Kinolli, Ilir Palla, Aurora Bica

QARKU ELBASAN
Bujar Kllogjri, Pjerin Xhuvani, Enver Roshi, Rexhep Bica, Hamit Cota, Mimoza Trimi, Astrit Xhelili, Zenun Bullari, Dashamir Xhika, Zhaneta Cerma, Bledi Koçi, Ardiana Kasa, Rovena Domi, Suela Sulkja

QARKU DIBËR
Monika Kryemadhi, Agim Hysa, Ilir Balla, Bajram Krashi, Nazmi Kaja, Lutfije Meta

QARKU FIER
Dritan Prifti, Spartak Braho, Bujar Hasaj, Rudina Jupe, Angjelina Kola, Frederik Cuko, Vladimir Hajdari, Ervin Muskaj, Gëzim Shahini, Luljeta Bregasi, Bahrie Çela, Bardhyl Faskaj, Etleva Haka, Nikollaq Lena, Hysni Bogdani, Agim Maci

QARKU BERAT
Nasip Naço, Gledjon Rehovica, Valbona Papa, Tomorr Kapllani, Sadik Muka, Abdullah Xhemo, Kujtim Pelivani, Taulant Brehmaj

QARKU DURRËS
Lefter Koka, Artur Zheji, Agim Xheka, Bujar Dhima, Edlira Shemsi, Flutura Kona, Ermion Arapi, Andi Shahini, Kontjana Kuçi, Adelina Hysa, Edmond Isaku, Adriatik Mukaj, Ilir Memko

QARKU LEZHË
Gjovalin Bushi, Pashko Smaci, Sabatete Hidri, Aleksandër Perkeqi, Loreta Pali, Anita Jaku, Drane Kola

QARKU GJIROKASTËR
Luan Memushi, Genci Sinjomeri, Mirela Meko, Aleksandri Pesha, Dritan Shehaj

PSV ‘91 shpall kandidaturat, Koçi kandidon në Tiranë

Partia Socialiste e Vërtetë ‘91, e cila është edhe aleatja kryesore e LSI-së në zgjedhjet e 28 qershorit, ka shpallur dje listën zyrtare të kandidatëve të saj. Kryetari i kësaj partie, Petro Koçi, do të garojë në qarkun e Tiranës, ndërkohë kandidaturat e kësaj partie që udhëheqin listat në secilin qark janë: Gjergj Koja në Durrës, Nazmir Bilani në Fier, Kasem Cenaj në Vlorë, Shpëtim Kateshi në Elbasan, Paqësor Zeneli në Korçë, Nikollaq Mata në Berat, Ramadan Hasani në Lezhë, Idajet Beqiri në Gjirokastër, Lekë Çukaj në Shkodër, Edlir Bala në Kukës dhe Adelina Daizi në Dibër.

Kandidaturat kryesore të PSV ‘91
Tiranë: Petro Koçi, Demir Progri, Agim Kamberi
Durrës: Gjergji Koja, Hasan Stafa, Liri Golemi
Fier: Nazmi Bilani, Hader Cako, Zhaneta Kembora
Vlorë: Kasem Cenaj, Marika Cakeri, Bashkim Nikolla
Elbasan: Shpëtim Kateshi, Elida Tepelena, Behar Ganci
Korçë: Paqësor Zeneli, Skendian Larti, Thoma Angjellari
Berat: Nikollaq Mata, Lefter Doko, Fatmira Mustafaj
Lezhë: Ramadan Hasani, Pal Syziu, Mimoza Ndoka
Gjirokastër:Idajet Beqiri, Vjollca Alinani, Fejzo Subashi
Shkodër: Lekë Cukaj, Qemal Mehja, Mimoza Kokici
Kukës: Edlir Bala, Përparim Lami
Dibër: Adelina Daizi, Selim Mziu, Halil Lalaj

20 Maj 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›