Sherri në PD, dosja në Prokurori
BERAT - Prokuroria e Beratit ka regjistruar dje dosjen me kallëzimin e drejtorit rajonal të KESH-it në Skrapar, Sokol Bregu.
Ai akuzon kreun e PD-së dhe njëkohësisht nënprefektin e Skraparit, Fadil Kapllani, për fyerje dhe dhunë të ushtruar ndaj tij. Kryeprokurori Xhemal Saliasi pohoi se dosja ka mbërritur në organin që ai drejton, dhe se do të hetohet me përparësi dhe paanshmëri. Pritet që dy drejtuesit lokalë në Çorovodë të pyeten në lidhje me konfliktin që degjeneroi me fyerje e grushte, e deri në dëmtimin fizik të drejtorit të KESH-it, Bregu. Ngjarja që tronditi edhe banorët e këtij komuniteti, ndodhi në një lokal fare afër selisë së PD-së në këtë rreth. Pas një mbledhjeje të organizuar me drejtues lokalë, krerët e saj janë ulur në një nga lokalet e qytetit. Bashkë me kryetarin e PD-së dhe njëherazi nënprefektin Kapllani, janë gjendur edhe kryekomunri i qendrës, Astrit Mustafaraj si dhe ai i Qepanit, Besnik Osmani. Ky i fundit i ka telefonuar Bregut, ndërsa e ka parë rastësisht se ai ishte në lëvizje afër lokalit ku ata po pinin. Bregu është pretendenti kryesor për postin e kryetarit të PD-së në Skrapar për zgjedhjet që do të mbahen pas rreth 2 muajsh. Por megjithëkëtë, duket se Kapllani nuk është dakord që zëvendësuesi i tij të jetë Sokol Bregu. Pikërisht për këtë shkak replikat e tyre kanë degjeneruar me dhunë. Kreu i PD-së e ka goditur me gotën e rakisë, duke i shkaktuar Bregut dëmtime në veshin dhe syrin e majtë. Ai mësohet të ketë marrë edhe një raport për dëmtimet. Prokurori tha se ka nisur hetimet, por deri tani nuk ka konstatuar vepër penale. Për këtë shkak, dosja mund t'i kalohet për kompetencë gjykatës, duke argumentuar se sherri ishte banal dhe se këtu nuk ka vend për çështje penale, por civile. d.xh