PBKD: Duhet të nisë zbatimi i ligjit të lustracionit
>Diskutimet për ligjin e pastërtisë së figurës së zyrtarëve duhet tia lënë vendin zbatimit të ligjit që tashmë ka hyrë në fuqi, deklaroi dje Partia e Ballit Kombëtar Demokrat.
Diskutimet mbi ligjin e lustracionit jane të kota, ekziston një ligj dhe lë të fillojë zbatimi i tij, u shpreh kryetari i kësaj partie, Artur Roshi. Sipas tij, Insituti i Studimit të Krimeve të Komunizmit duhet të nisë sa më shpejt nga puna dhe të drejtohet nga njerëz të zotë, me investime serioze në këtë fushë. Partia jonë, vijoi ai, është e gatshme të ofrojë njerëzit e saj, të aftë profesionalisht dhe të pakorruptueshëm moralisht. Tranzicioni në Shqipëri, sipas zotit Roshi, do të marrë fund kur të zgjidhen tre probleme kryesore të shoqërisë së sotme, rikthimi i pronës, dënimi krimeve të komunizmit dhe pajtimi kombëtar. E thënë ndryshe, - tha zoti Roshi, - kur të përmbyset rendi moral që ka sunduar në shoqërinë shqiptare në këto 20 vite tranzicion, kur në Shqipëri ta trashëgojë pronën ai që i takon, kur ai që ka kryer krime në komunizëm të dënohet, ndërsa ai që është dhunuar për shkak të binjdve politike të nderohet.