G99 mbërrin në Gjykatë për t’u regjistruar
Në Gjykatën e Tiranës u hodh dje shorti për të shqyrtuar regjistrimin e partisë më të re në vend, G99. Burime pranë kësaj gjykate pohuan se kërkesa civile kishte mbërritur prej dy ditësh në këtë gjykatë. Gjyqtarja, Enkela Bajo do të gjykojë nëse do ta regjistrojë ligjërisht partinë më të re që drejtohet nga Erjon Veliaj. Të njëjtat burime shpjeguan se data për shqyrtimin e kësaj kërkesë do të përcaktohet nga vetë gjyqtarja pasi të njihet me kërkesën. Zakonisht për të tilla kërkesa, procesi civil zgjat disa seanca. Pasi drejtuesit kësaj partie duhet të argumentojnë numrin e anëtarëve që kanë hedhur firmën për të qenë pjesë e saj si dhe misionin që do të ketë kjo parti.
27 Qershor 2008