E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sudanezja padit Ministrinë e Brendshme



Një shtetase sudaneze banuese prej 14 vitesh në Shqipëri ka paditur Ministrinë e Brendshme, pas një urdhri të ministrit Bujar Nishani për dëbimin e saj nga vendi ynë. Kërkesë- padia është depozituar në gjykatën e kryeqytetit dhe do të shqyrtohet nga gjykatësja Enkela Bajo. Shtetësia Ibrahim el Fakki 40 vjeçe drejton prej vitesh një shoqatë bamirëse kuvajtjane dhe pas aplikimit të radhës për leje qëndrimi asaj i është refuzuar nga autoritetet. Sipas kërkesës se saj urdhri për largimin e menjëhershëm të saj nga vendi ynë është i pavend. Në të njëjtën kërkesë 40- vjeçarja shton se nuk ka shkelur asnjë nga ligjet shqiptare, ka paguar taksat dhe ka qenë një qytetare e rregullt. Por, zyrtarisht policia shqiptare nuk ka dhënë asnjë koment për largimin e menjëhershëm të Ibrahim el Faki dhe refuzimin e leje qëndrimit për të cilën gruaja nga Sudani ka aplikuar sërish në fillim të këtij viti. Të pyetur për këtë çështje, policia kufitare citoi vetëm ligjin 84 92 për të huajt. Në këtë ligj neni pese, thuhet se refuzimi i lejes së qëndrimit bëhet me urdhër të ministrit, në rastet kur janë qytetare të një shteti me të cilin Republika e Shqipërisë është në gjendje lufte, në konflikt, ka tensione politike serioze ose të një shteti që dyshohet për terrorizëm kundër Republikës së Shqipërisë.

27 Qershor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›