E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raporti: Si punuan ministrat e Berishës

Lëvizja "Mjaft!" publikoi dje
vlerësimin dhe klasifikimin
për performancën e 14
ministrive. Nga ky vlerësim, dikasteri
më i dobët ka dalë Ministria
e Shëndetësisë, Ministria
e Brendshme dhe ajo e Kulturës.
Nga monitorimi i kryer mund
të arrihet në përfundimin se
ministritë kanë shfaqur një performancë
të dobët në aspektin e
veprimtarisë së tyre juridike. Pas
një analize krahasuese të angazhimeve
vjetore për inicimin e
nismave në planin e integruar
të vitit 2008, rezulton se niveli
më i ulët i realizimit të këtyre
angazhimeve është 10% nga
Ministria e Shëndetësisë dhe ai
më i larti deri në nivelin e 50%-
shit nga Ministria e Ekonomisë,
Tregtisë dhe Energjetikës.
Ministritë më të përgjegjshme
që kanë realizuar objektivat e
tyre gjatë vitit 2008 mbi masën
40% janë Ministria e Ekonomisë,
Ministria e Financave,
Ministria e Drejtësisë dhe ajo
e Integrimit. Ministria e Financave
ka realizuar 45.7% të
planit të saj për veprimtarinë
juridike vjetore në përmbushje
të objektivave të ndërmarra në
Planin e Integruar të vitit 2008.
Po kështu, edhe Ministria e Integrimit
Europian ka përmbushur
40% të planit për inicimin e
nismave ligjore, parashikuar në
planin vjetor 2008.
Gjatë 365 ditëve të vitit 2008,
Ministria e Shëndetësisë ka qenë
e vetmja ministri e cila është
klasifi kuar më dobët se të tjerat
dhe ka realizuar vetëm 10% të objektivave
të saj. Në vendin e dytë
ndodhet Ministria e Brendshme,
e cila ka arritur të realizojë vetëm
20.3% të objektivave, më pas
Ministria e Kulturës me 20.6%,
e ndjekur nga Ministria e Punës,
Çështjeve Sociale dhe Shanseve
të barabarta me 23.8%. Në vendin
e pestë ndodhet Ministria e
Punëve Publike, Transportit dhe
Telekomunikacionit, që ka përmbushur
vetëm 25.6% të detyrave
të saj. Renditja pasohet nga Ministria
e Arsimit, ajo e Mjedisit dhe
Ministria e Punëve të Jashtme.
Sipas monitorimit të "Mjaft!"
dhe projektit "Unë votoj", nga 329
drejtorë që kanë 14 dikasteret e
kabinetit "Berisha", vetëm 90 prej
tyre janë gra. Ndarja e posteve të
drejtorive në të gjithë administratën
e lartë shkon në favor të
meshkujve. E thënë ndryshe, në
gjuhën e përqindjeve, 72.7% janë
burra dhe 27.3% janë gra.
Janë 3 miliardë lekë të djegura
për shkak se ministritë
nuk kanë mundur të mbyllin me
sukses projektet për vitin 2008.
Ministria e Punëve Publike,
Transportit dhe Telekomunikacioneve
mban vendin e parë
për fondet e djegura për shkak
të mosrealizimit të tyre me
38%. Ministria e Shëndetësisë
vazhdon të mbajë pozicionim
të lartë për fondet e djegura për
vitin 2008 nga mosrealizimi i
tyre. 36% janë fondet e djegura
nga Ministria e Shëndetësisë, të
ndjekura nga Ministria e Financave
me 7%.
Në lidhje me transparencën
që institucionet shtetërore
shfaqin ndaj publikut, vërehet
një situatë aspak inkurajuese.
Vetëm 8 ndër 100 kërkesa që u
dërgohen ministrive shqiptare
nga qytetarët arrijnë të marrin
një përgjigje. Ministria e
Drejtësisë është institucioni
që ka nivelin më të lartë të
angazhimit për ofrimin e informacionit
ndaj kërkesave, por
situata e përgjithshme mbetet
përsëri problematike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›