E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndryshimet klimatike, rrezik sëmundjesh për miliona njerëz

Ndryshimet klimatike do të gjenerojnë uri dhe sëmundje që do të prekin miliona njerëz. Alarmi vjen nga ekspertët e Ipcc, që merren me ndryshimet klimatike dhe pasojat e tyre.

Parashikimet e tyre konfirmojnë frikën që prej kohësh qarkullonte mes studiuesve të këtyre skenarëve globalë: kequshqyerje dhe epidemi do të rriten nën ndikimin e efekteve të mbingrohjes së planetit dhe do të kenë pasoja të jashtëzakonshme.

Kjo është në qendër të diskutimeve në një seminar për ndryshimet klimatike dhe ndikimin e tij në ushqim dhe ujë, që hap edhe javën e nismave nga Fao për ditën Botërore të Ushqimit, që këtë vit i dedikohet ndryshimit klimatik dhe bioenergjisë.

Edhe pse në Evropë, sipas parashikimit të bërë, të gjithë do të preken, jo të gjithë do të ndikohen nga këto ndryshime në të njëjtën mënyrë. Natyrisht që më të goditurit do të jenë vendet më të varfëra.

Sipas ekspertëve, brenda fundit të këtij shekulli, kostoja globale e ndryshimeve klimatike do të jetë alarmante. Në seminarin e fundit, mbajtur për këtë qëllim është theksuar se pavarësisht masave që mund të merren për këtë gjë, varfëria nuk mund të eleminohet, ndërsa degradimi ambiental do të vazhdojë të përhapë sëmudnje që do të transmetohen përmes ujit dhe ushqimit.

Sipas studimit të fundit të Ipcc, në rajonin evropian parashikohet një pakësim i produkteve që prodhohen. Shenjat do të duken edhe në vende të tjera dhe do ta ndjejnë në mënyrë të veçantë ato familje që janë të lidhura ngushtësisht me tokën. Përkundër kësaj, temperaturat e larta do të favorizojnë rritjen e baktereve të ndryshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›