Maqedoni, sot takimi për emrin
Presidenti i Maqedonisë, Branko Cërvenkovski dhe kryeministri Nikolla Gruevski sot do ta realizojnë një takim të përbashkët bashkërendues për çështjen e emrit.
Takimi ka për qëllim harmonizimin dhe bashkërendimin e qëndrimeve të kreut shtetëror për kontestin e emrit me palën greke dhe propozimin e fundit nga ndërmjetësi i OKB-së, Metju Nimic.
Kreu shtetëror pritet ta definojë përgjigjen e Maqedonisë për pakon e fundit të ideve të mediatorit Metju Nimic, për zgjidhjen e emrit kushtetues.
Presidenti i shtetit, Branko Cërvekovski dhe kryeministri, Nikolla Greuvski kanë hedhur poshtë si të papërshtatshëm propozimin e fundit të ndërmjetësit Nimic.
Nimic ka propozuar që emri kushtetues të jetë vetëm për përdorim vendor, kurse emri i ri “ Republika e Veriore e Maqedonisë” të përdoret në komunikim ndërkombëtar. Lidhur me nacionalitetin dhe gjuhën ndërmjetësi, Metju Nimic ka paraparë zgjidhje të dyfishtë- macedonian, por edhe një alternativë- gjuha dhe kombi i Republikës Veriore të Maqedonisë.
Në takimi e fundit kreut shtetëror i mbetet ta hudhë poshtë përfundimishtë këtë propozim ose të paraqes vërejtje të detajuara për të gjitha idet e tij.
Ndërkohë, lidhur me emrin Parlamenti i Maqedonisë pritet që së shpejti të miratojë një rezolutë për unitet shtetëror dhe ndërpartiak.
Nismëtari për miratimin e kësaj rezolute, Tito Petkovski nga Partia e Re Social Demokrate(PRSD) paralajmëroi se qëllimi i saj është arritja e unitetit shtetëror dhe gjithëpartiak për çështjen e emrit. Rezoluta e propozuar paraprakisht ka marrë edhe sinjale pozitive nga tre partitë shqiptare parlamentare, BDI, PDSH dhe DR. (INA)