E Shtunë, 31 Tetor 2026

G99 në gjykatë, regjistrohet si parti

 

TIRANE – Organizata e njohur me emrin G99 regjistrohet në Gjykatën e Tiranës si parti politike. Gjykata e kryeqytetit ka pranuar dy ditë më parë kërkesën e Erion Veliajt për regjistrimin si person juridik të partisë politike G99. Sipas vendimit të gjykatës, “Partia G99” është një bashkim vullnetar i shtetasve shqiptarë mbi bazën e ideve, bindjeve, këndvështrimeve dhe interesave të përbashkëta politike, të cilët kanë për qëllim të ndikojnë në jetën e vendit nëpërmjet pjesëmarrjes në zgjedhjet e përgjithshme dhe ato vendore, si dhe përfaqësimit të shtetasve shqiptarë në organet e zgjedhura të pushtetit qendror dhe vendor, veprimtaria e së cilës është në përputhje me legjislacionin në fuqi”. Kryetar i partisë është Erion Veliaj, ndërsa organet e tjera drejtuese të partisë janë: Asambleja Kombëtare, Këshilli Kombëtar i partisë dhe bordi drejtues. Në vendim saktësoheshin edhe burimet financiare të partisë, të cilat përbëhen nga kuotizacionet e anëtarëve, nga buxheti i shtetit, nga ndihmat e anëtareve dhe përkrahësve të partisë si dhe nga të ardhurat e tjera në përputhje me ligjet në fuqi.                          a.b

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›