E Shtunë, 31 Tetor 2026

G99, peticion për letërnjoftimet falas

G99 filloi dje peticionin qytetar për kartat e identitetit falas për të gjithë shqiptarët. Aktivistët e G99, në një tendë të organizuar posaçërisht pranë Institutit Bujqësor në Kamëz, mblodhën firmat e studentëve të cilët iu bashkuan thirrjes për të garantuar të drejtën kushtetuese të votës për çdo qytetar shqiptar, pavarësisht nga mundësitë apo kufizimet e veta financiare. Pasi firmosi së bashku me studentët, Erion Veliaj theksoi se ky peticion është pjesë e betejës së opozitës për t‘i garantuar të drejtën e votës çdo qytetari. "Sot, Shqipëria gdhihet si i vetmi vend në NATO ku aplikohet taksa e votës", tha Veliaj.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›