E Shtunë, 31 Tetor 2026

G99, protestë kundër korrupsionit përpara Kryeministrisë



Në Ditën Ndërkombëtare kundër Korrupsionit, G99 ka reaguar me një
konferencë para selisë së Kryeministrisë. Kreu i G99-s, Erion Veliaj, akuzoi qeverinë se është kapur dhe është zhytur thellë në afera korruptive. Veliaj tha se slogani i qeverisë dhe Berishës për të luftuar korrupsionin ishte veçse një mashtrim.
"Sot është Dita Ndërkombëtare kundër Korrupsionit, e fundit që kjo qeveri kalon. Vlen sot të bëhet bilanci i kësaj qeverie për luftën kundër korrupsionit. Beteja kundër korrupsionit nuk mund të fitohet në një kohë kur institucionet më të dobëta të shtetit shqiptar janë KKRT-ja, Gjykata, Prokuroria, KQZ-ja, pushteti lokal dhe administrata publike. Sali Berisha dhe qeveria e tij, pasi arritën përqendrimin e pushtetit, realizuan edhe përqendrimin më të madh të korrupsionit që ka parë vendi. U bë e qartë që slogani i Berishës ishte një mashtrim. Berisha nuk kishte problem me korrupsionin. Problemi i tij ishte që nuk po e bënte ai korrupsionin. Tashmë Berisha e ka hequr atë merak.
Korrupsioni i qeverisë së tij po lulëzon dhe tre janë kolonat kryesore të tij: rruga “Durrës-Kukës”, Gërdeci e trafiku i armëve, si dhe Fazlliç”, - tha Veliaj.

10 Dhjetor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›