G99, protestë kundër qeverisë për kartat
TIRANË - G99 protestoi dje para Ministrisë së Brendshme kundër qeverisë Berisha duke e akuzuar se po tenton të manipulojë zgjedhjet e 28 qershorit, ashtu sicc bëri me zgjedhjet e vitit 1996. Aktivistët e G99 kërkuan nga ministri i Brendshëm Bujar Nishani që të bëjë publike listat e njerëzve që nuk janë pajisur me karta identiteti dhe që nuk kanë pasaportë. Ata mbanin pankarta ku shkruhej "No Face" (Pa fytyrë), "Pa emër" dhe "Pa numër", nën tingujt e këngës "No face, no name, no number" të Modern Talking (një këngë që PD-ja e ka adoptuar për fushatën elektorale).
"Ishte e turpshme të dëgjojë Kryeministrin që thoshte janë vetëm 100 mijë qytetarë pa karta dhe pa pasaportë, sikur këta njerëz të ishin gogla, dhe jo qytetarë", tha lideri i G99-s Erion Veliaj. Ai i bëri apel Berishës që t'u japë fund standardeve të zgjedhjeve si në vitin 1996.