“Çdo qytetar pa pasaportë do të pajiset me karta”
30/05/2009 Deklarata e Ministrisë së Brendshme
Ministria e Brendshme iu kundërpërgjigj dje selisë rozë në mënyrë publike dhe jo përmes një korrespondence të radhës. Për më tepër, në deklaratën e saj kjo ministri ka luajtur me një shifër të servirur si një pretendim i ardhur nga opozita lidhur me numrin e aplikimeve. “Opozita ka pretenduar gjatë gjithë kohës se duhet të aplikojnë nga grupi i atyre pa pasaporte rreth 500 000 shtetas, të cilët llogariten të jenë në Shqipëri. Me rregullin e ri që vendosëm me koncesionarin dhe bazuar në kapacitetet reale që kemi në terren, sigurohet pajisja edhe e rreth 400 000 shtetasve të tjerë deri në mesin e muajit qershor, me kushtin e vetëm që ata të jenë në Shqipëri dhe të paraqiten për të aplikuar”, - theksoi Ministria e Brendshme në deklaratën e saj për shtyp. Ky institucion gjykoi se “janë të gjitha kushtet që çdo qytetar që nuk ka pasaportë dhe është në Shqipëri të pajiset me letërnjoftimin elektronik”. Ndërkohë, duke u ndalur në marrëveshjen mes saj dhe kompanisë koncesionare, kjo ministri bëri me dije se “qeveria shqiptare dhe kompania ‘Aleat’ arritën në marrëveshjen që nga dita e nesërme të lejohen për aplikim vetëm shtetasit që nuk kanë pasaportë dhe kemi rënë dakord me koncesionarin që ditët e punës do të vazhdojnë gjatë shtatë ditëve të javës dhe orari ditor do të jetë nga ora 8:00–13:00 paradite dhe 17:00–21:00 pasdite.” Duke filluar nga sot, Ministria e Brendshme do të mbajë qëndrimin më të rreptë ndaj çdo punonjësi të gjendjes civile që nuk respekton këtë marrëveshje të arritur midis qeverisë shqiptare dhe koncesionarit.