Shkolla e parë shqipe dhe 7 Marsi
Kremtimi i 7 Marsit, si dita e
parë e shkollës shqipe dhe
festë e mësuesit, bart shenja dhe
kumte të dyfi shta, të cilat duhen
shpjeguar përmes argumentesh faktike.
Së pari: Kjo ditë, tanimë duhet depërtuar
prapa hijes zyrtare të shenjimit si fi llesa
e shkollimit në gjuhën shqipe, realisht
shënon në fakt zanafi llën e shkollës laike
shqipe, ndonëse mbështetja e fi llimit nga
ana fi nanciare vjen nga protestantët, pra
një mbështetje fetare, një çast jetik për
shkollimin në gjuhën shqipe. Përpara saj,
sipas gjurmëve dhe dokumenteve mund
të fl itet për një etapë të shkollimit në
gjuhën shqipe, pra paralaike, saktësisht
shkolla fetare, siç ngjau në Perëndim
dhe Lindje. Shkollimi paralaik, pra fetar,
si dhe ai laik në kuptimin e arsimimit,
në të gjitha mjediset, përjetohen dhe
vendohen si të bashkëlidhura. Së dyti: A
është mësuar shqipja në shkollë përpara
7 Marsit të vitit 1887? A ka shërbyer gjuha
shqipe nëpër shkolla? Cilat kanë qenë
lëndët e shkruara si tekste në gjuhën
shqipe? Çfarë niveli shkollimi ka pasur
përpara ditës së shpallur si dita e parë e
shkollës shqipe? Po në kuptimin e programeve,
cili ka qenë roli i gjuhës shqipe
në sendërtimin e tij, pavarësisht llojit
dhe nivelit të arsimimit? Shtrimi i këtyre
pyetjeve "absurde", në pamje të parë dhe
në semantikën formale, po të nisesh nga
mendimi i ngurosur akademik, vetëm sa
do të rihapte për diskutim njërin nga momentet
që nuk ndërvaret prej hipotekash
jashtëgjuhësore. Shembja e mureve
ndarëse të etapave historike, krahinore
dhe fetare, politike dhe ideologjike, pas
viteve ‘90, ka ardhur momenti, që do
interpretuar në realitetin e fakteve, dokumenteve
dhe gjurmëve të pranishme
në lëmin e arsimimit, në të gjitha hapësirat
shqiptare dhe diasporën e hershme.
Shkollimi laik, me mbështetje fi nanciare
fetare protestante, festohet për çdo vit
si festë e dyfi shtë: Dita e parë e shkollës
shqipe, fi llimi i shkollimit në gjuhën
shqipe dhe kulm i saj. Festa e mësuesit,
si përlindjen e traditës së mëparshme të
shkollës shqiptare.
Formatimi i 7 Marsit, para së gjithash
buron nga ndarja e shkencës nga feja, e
shkollës nga kisha, dhe shënon një moment
thelbësor në historinë e shkollimit
nëpërmjet kësaj gjuhe, të folur qysh në
mugullimat e kohës.
Shkolla laike, në mjediset perëndimore
nuk është parë si kufi ndarës,
përkundrazi është trajtuar si një logjikë
e një ndryshimi dhe transformimi normal,
pra si vijim i shkollimit. Madje, në
Perëndim dhe Lindje, edhe fillesat e
universiteteve janë ngritur si shkollim
fetar. Në këtë kuptim, 7 Marsi shënon rilindjen
e një tradite të hershme, por edhe
një etapë të re dhe cilësore në rrugën e
diturisë shkollore. Prej aty zë fi ll kurba që
pëson procesi i dijes në shkollat shqipe,
duke hyrë në shtegtimin e shekullit të
ri, të funksionimit si tipologji shkollimi
e ndarë nga feja dhe që ka fokusuar vëmendjen
nga dija shkencore më tepër. 7
Marsi i vitit 1887, një moment me vlerë
në historikun e shkollimit në gjuhën
shqipe, megjithatë nuk duhet marrë
dhe kundruar si caku i parë dhe i vetëm
i mësimit në shkollë me anë të gjuhës
shqipe, po të merren në shqyrtim dhe
konsideratë dokumentimet e shkollimit,
të pranishme nëpër arkivat brenda dhe
jashtë vendit, natyrisht të një shkollimi
me sfond fetar. Sipas ndonjë dëshmie
paraprake të lënë nga Budi, poeti dhe
prozatori i parë i letrave shqipe, shprehur
në parathënie dhe pasthënie, dijet
e para, ai i nxuri te prelatët vendas, çka
krijon premisat për ta parë dhe shqyrtuar
Shkolla e parë shqipe dhe 7 Marsi
këtë dukuri. Kështu, në letrën drejtuar
kardinal Gocadinos, Budi, thotë: "... në
rininë time kam qëndruar, pothuaj vazhdimisht
në shërbim të disa ipeshkëvinjve
të vendit tonë, pranë të cilëve jam marrë
me studimin e këtyne pak ditunive deri
në moshën 21-vjeçare..." (1963: 297).
Kjo e dhënme, ta ndez kureshtjen se
duhet qëmtuar në hapësira të tjera, ku
vijojnë të fl enë dokumentet. Po ku e nxuri
ai, dhe gjithë shkrimtarët e letërsisë
së hershme, shkrimin dhe këndimin e
gjuhës shqipe, në atë nivel sa realizuan
edhe librat e parë, madje ata realizuan
poezinë, prozën, shkencat e historisë
dhe leksikografi së? Kush qenë mësuesit
që mëkuan te Buzuku, Matranga, Budi,
Bardhi, Bogdani etj., dashurinë dhe
dëshirën për shqipen? Enigmat, që
do të duhet të shvështillen, sa vijnë e
shtohen, sa vjen dhe rriten pikëpyetjet
e përfundimeve përmbi fatin e shkollës
shqipe. Bashkë me to rritet dëshira për
ta shkundur ndryshkun e grumbulluar
nëpër vite e shekuj. Në dokumentacionin
e Kolegjit Ilirik të Loretos, në gjuhën
latine, që përfaqëson nivelin e shkollës
së mesme, me drejtim teologjik, po zhvilloheshin
edhe shkenca fi lozofi ke, letrare,
por edhe të shkencave të natyrës, dëshmohet
tërthorazi, se dikush me emrin
Budi a Buli, ka studiuar aty, pa harruar se
në atë kolegj kanë studiuar edhe Bardhi,
Bogdani, etj., një tezë e mirëpranuar
midis studiuesve dhe albanologëve që i
janë përkushtuar periudhës së moçme
të letërsisë shqipe. Sipas Selman Rizës,
"... shënimi i Ferlatit se autori ynë qenka
edukuar në kolegjin ilirik të Loretit (Itali),
nuk mund të shpjegohet ndryshe veçse
kështu: në këtë kolegj Budi do të jetë
regjistruar vetëm sa për të dhënë provimet
e maturës, pa të cilën ai nuk mund
të dorëzohej (shugurohej - B. Gj. ) prift"
(1996: 556), duke e sqaruar përcaktimin
e dyzuar, përmbi fatin e arsimimit të
vetë Pjetër Budit. Edhe këto rrezatime,
gjithsesi ndihmojnë për ta shqyrtuar
çështjen në një dritë tjetër, në mënyrë që
gjurmët e shkollimit në gjuhën shqipe,
të realizuar nëpër shkollat fetare ose në
kishat katolike dhe ortodokse, në gjuhën
shqipe. Dokumentimi i hapjes së të parës
shkollë shqipe, qëmtuar prej Dr. Jashar
Rexhepagiçit, në një libër studimor rreth
arsimit, dëshmohet: "Shkollat janë hapur
me iniciativën e priftërve, por shpesh
edhe të kërkuara nga popullsia qytetare
apo fshatare" (1968: 47). Kjo e dhënme
do ta shpinte gjurmimin e fatit të shkollimit
në kufij të dokumentuar, duke i
shtuar shkollimit në gjuhën shqipe edhe
dy-tre shekuj. Cytëse, për shpjegimin
e fatit të arsimimit në gjuhën shqipe,
është e dhëna që sjell po ky autor mbi
programin e shkollimit në Mesjetë: "Pos
disiplinave fetare të cilat rëndom i jepnin
priftërit shqiptarë, në këto shkolla
italisht, e nga gjysma e parë e shekullit
XVII edhe shqip, mësohej leximi, shkrimi,
elementet e historisë dhe njohuri
të tjera të dobishme" (1968: 48). Pra,
dukshëm kemi një realitet të shkollimit
të programuar, me rrezatime në lëndët
shoqërore, duke mbetur në epiqendër
aspekti fetar. E dhëna se në shekullin
XVII kemi edhe shkolla në gjuhën shqipe,
e zgjeron gamën e çështjeve që do
të duhet të merren në analizë dhe të
interpretohen. Vihet re se problematika
e mprehtë, e shkollimit dhe programimeve
të saj në gjuhën shqipe, në këto
hulumtime, por edhe nëpër dokumente
do të ndihmonte për t‘i nxjerrë në dritë
këto aspekte të mbetur në mjegull, prej
metodikave që projektoi sistemi diktatorial,
për ta kërkuar historinë e shkollimit
shqip, vetëm në qerthuj antifetarë dhe
antikrahinorë. Diku tjetër autori nënvizon
se "Në Shqipëri gjithashtu ka pasur
disa shkolla fi llore, që përmenden qysh
në shekullin XVI". Në shekullin e XVII,
me veprën e Budit, Bardhit dhe Bogdanit,
kjo gjuhë nuk dëshmohet thjesht si
gjuhë e sakramenteve fetare, as thjesht si
fakt gjuhësor, përkundrazi ajo fi ton statusin,
si gjuhë e poezisë dhe prozës dhe
si gjuhë e leksikografi së dhe historisë.
Sipas J. Rexhepagiç, kanë ekzistuar këto
shkolla: Shkolla fi llore në KURBIN afër
Krujës, e themeluar më 1632... kjo është
e para shkollë në territorin e vilajetit të
Shkodrës. Shkollën e vijojnë një numër
i vogël nxënësish (10 nxënës). Sipas raporteve
të Mark Skurës, të datës 20. XII.
1641 dhe 7. III. 1650 që i janë dërguar
Kongregatës, fëmijët në këtë shkollë kanë
mësuar lexim e shkrim, kurse ata më
të rriturit gramatikë, gjë që i përgjigjej
shkollës së mesme. Shkolla fi llore në Korçë,
e themeluar në vitin 1637. Ekziston
mendimi se është shkolla më e vjetër.
Në të paguhej taksa shkollore. Në vitin
1638 u hap shkolla fi llore në Pedhanë
(rrethi i Shkodrës), ku mësonin fëmijët
e atij fshati, "por edhe nga vise të afërta".
Shkolla punoi deri në vitin 1675. Në të
njëjtën kohë, në Pedhanë, u themelua
një shkollë e mesme. Shkollën e vijonin
ata që kishin dëshirë të bëheshin anëtarë
të klerit. Në rrethinën e Shkodrës është
themeluar shkolla fi llore në Blinisht, më
1639. Megjithëse ishte shkollë fetare,
mësimi në të është zhvilluar në gjuhën
shqipe. Me kërkesë të qytetarëve të
Blinishtit, po atë vit u hap dhe shkolla
e mesme, e pagëzuar gymnasium. Kjo
ishte shkollë për të rinjtë. Ka ekzistuar
edhe një shkollë private në Shkodër, e
hapur në vitin 1698. Këtë shkollë e vijonin
fëmijët e tregtarëve dhe pasunarëve
tjerë. Pos të tjerash mësonin edhe gjuhën
shqipe. Shkollën e themeloi P. Filipi,
françeskan i Shkodrës. Shumë herët
hasim në shkolla shqipe edhe në viset e
Himarës" (1968: 50, 51). Nga kjo paraqitje,
megjithatë dëshmohen dy tipare
thelbësore: Prania e shkollave pothuajse
në gjithë trojet shqiptare, në jug dhe veri.
Shkollimi në gjuhën shqipe fi llor, por
edhe të mesëm ose "gymnasium".
Vetvetiu tërheq vëmendjen shtrirja,
në të gjitha trevat shqiptare, e cila zbulon
qartë se kemi të bëjmë me një pasqyrë
tërësore të fakteve të shkollimit në
gjuhën shqipe. Përbën befasi, fakti i
përmendur nga Rexhepagiç, që në periudhën
e Mesjetës së vonë, në trevat
shqiptare, por edhe tek arbëreshët e
Italisë, hasen edhe shkolla fetare, por
hasen edhe nisma të shkollimit me
shtysa private, pra edhe për qëllime
jashtëfetare. Gjithashtu, jetike për ekzistencën
dhe përhapjen e shkollave në
gjuhën shqipe, në trevat shqiptare të
Kosovës: "Është normale, pra, thotë ai,
të supozosh se qysh në shekullin XVI në
këto vise ka pasur shkolla katolike shqipe.
Dihet me siguri se një shkollë e
këtillë ka ekzistuar në Janjevë. Kryepeshkopi
i Shkupit, Andrea Bogdani i shkruan
Romës (15. XI. 1664) nga Janjeva, ku
kishte rezidencën e vet, duke i rekomanduar
në letër Kongregatës për mësues të
shkollës katolike në këtë vend shqiptarin
Pjetër Mazrekun (prizrenasin), i cili më
25 qershor 1666, njofton Kongregatën se
me plot entuziazëm punon në shkollë
dhe me ndërgjegje kryen detyrën që i
është besuar" (1968: 48). Prania e shkollës
shqipe, fakton dhe argumenton se
kemi të bëjmë me troje në vijim, që u
ndanë padrejtësisht në shekullin e njëzet
nga "dashamirësia" e fqinjëve, si dhe prej
mbështetjes nga Fuqitë e Mëdha. Gjuha
e përbashkët, pa dyshim faktimi i saj
edhe si gjuhë e shkollimit i nxjerrë në
breg interpretimet e pabaza të pohimeve
mbi dallime themelore, midis Shqipërisë
dhe Kosovës, madje midis banorëve, si
dy kombe të ndryshme. Po ashtu, sa i
përket historisë së shkollimit, në kohën
e Mesjetës së vonë, interes zgjon dëshmia
që sjell Petro Marko në librin "Retë
dhe gurët", ku poeti dhe romancieri i
letrave shqipe, shprehet: "Në shekullin
XVII, më 1630, në Dhërmi priftërinjtë
bazilianë që i kishte dërguar Papa në
Himarë, hapën të parën shkollë shqipe
- seminar për priftërinj në gjuhën shqipe,"
(2000: 44). Duket se edhe ky pohim
i hedhur në kohërat moderne, e ka zgjeruar
gamën shqyrtimore të historisë së
shkollimit në gjuhën shqipe, por njëkohësisht
duke sjellë edhe një argument
më shumë përmbi këtë ligjëratë, sidomos
në trajtimin e zonave të bregut, si
vijimësisht shqiptare, përndryshe mësimi
do të ishte zhvilluar në greqishte,
madje ky gjykim ndihmon në vendosjen
e fi llesave të shkollimit, në mjediset katolike,
por edhe në të tjerat, pra siç edhe ka
ngjarë në Himarë. Për më tepër që e
dhëna e Petro Markos, pohohet më herët
nga studiuesi i arsimit J. Rexhepagiçi, kur
shprehet: "I gjejmë në Dhërmi, Vuno,
Palas. Edhe këtu priftërit u jepnin mësim
fëmijëve, si Neofi t Rodino (1630-1642),
pastaj Kostandin Onofria dhe të tjerë."
(1968: 51), madje duke përmendur emrat
e mësuesve. Ndërsa pohimi i Markos se
"‘Katekizmi‘ në meshë këndohej në
shqip. Papa Dhimitri nga Dhërmiu,
Gjileku, e përktheu ‘Katekizmin‘ në
gjuhën shqipe, po, sipas raporteve të
bazilianëve, nuk u botua, se ishte botuar
ai i Budit" (2000: 46), hedh dritë mbi
praninë e librave të Budit edhe në Jug,
madje tek ortodoksët. Ekzistenca e
shkollave të tilla, në jug apo në veri, por
edhe në trojet etnike dhe në diasporën
arbëreshe, përveçse tregon njëjtësinë e
trojeve, si dhe njëjtësinë shpirtërore dhe
gjuhësore, zbulon gjithashtu, prirjet dijedashëse
të popullsisë arbëreshe (shqiptare),
qysh në Mesjetën e vonë, me
fi llesa që do të duhen gjurmuar qysh në
shekullin XVI, por të dëshmuara me
gjurmë dhe fakte në shekullin e XVII.
Megjithëse janë të karakterit fetar, ndonëse
në atë kohë nuk mund të ishin
ndryshe, roli i tyre është thelbësor për
ekzistencën e popullit shqiptar. Për atë
periudhë kisha apo çdofarë kulti fetar,
përpos ceremonialit, kryente funksionet
edhe të vatrës kryesore të diturimit,
kulturimit, pra të shkollimit bazë në
gjuhën shqipe, si dhe të ligjërimit letrar,
në poezi dhe prozë, duke e shpërfaqur
arsimin e asaj kohe si dukuri mbikrahinore
dhe me nuanca mbifetare. Aq më
tepër që shkollat fetare të ritit latin dhe
jo të tillë, mbase edhe shkollat private të
kohës, ku mësohej edhe gjuha shqipe,
është e prekshme në ato zona ku ushtruan
veprimtarinë priftërinjtë katolikë
veriorë, me Buzukun dhe "Mesharin" e
tij, por që bart një përvojë të thekur veçmas
me veprën e Lek Matrangës,
kryekëput në rrafshet e shkollimit e të
nxënies nëpërmjet gjuhës shqipe. Në
mes shkrimtarëve edhe Budi, me krijimtarinë
letrare, në prozë dhe poezi, e
sidomos me të dhënën se ka shkruar
edhe një gramatikë të shqipes, e cila ka
humbur në mugullimat e kohës, një e
dhënë që vjen nga Gaetano Petrota, qysh
në vitin 1931, e librit me natyrë "enciklopedike",
siç shprehet Pavolini për librin
e studiuesit italo-arbëresh, një libër ku
hidhen shinat e historisë së gjuhës shqipe
dhe letërsisë shqipe, të publicistikës,
arkeologjisë dhe etnografi së, ta përforcon
mendimin se ekzistonin premisa jo
vetëm për hapjen e shkollave shqipe, e
shkrimit dhe këndimit të shqipes, por
edhe për lëvrimin e shqipes si gjuhë e
kulturës, letërsisë dhe shkencave, një akt
që e tejkalon mundësinë e dhënë prej
Kundërreformacionit. Botimi i librave
prej Buzukut, Matrangës, Budit, Bardhit
dhe Bogdanit, në shekujt XVI dhe XVII,
në shqipe është argument i atmosferës
së lejimit të shkrimit e gjuhës shqipe.
Këto gjurmë dhe mjaft të tjera, që ende
presin që të shpluhurosen, nëpër arkivat
e Vatikanit, Parisit, Kopenhagenit, Stambollit
etj., dhe brenda vendit, e sidomos
hapja e mendjes ndaj alternativave të
pranishme për të verifi kuar dhe studiuar
gjurmët e prekshme, i japin jo pak moshë
gjuhëshkrimit të shqipes, ndër shkollat
shqiptare. Dihet dhe është e mirëpritur
ideja e shkollimit fetar në të gjitha vendet
në atë periudhë, e cila ndonëse realizohej
vetëm në mjediset fetare, pra manastire
dhe kisha, madje edhe universitet
e asokohshme ishin nën kujdestarinë e
kishës. Nëse, gjithnjë nisur nga dëshmitë
e gjurmimeve të kryera nëpër arkiva,
mbështetur vetëm si qëmtim dhe gjurmim
dokumentesh, si zanafi llë të datuar
të gjuhëshkollimit shqip, në trojet shqiptare
si të parën shkollë, do të mund të
merrnim çeljen e shkollës së Dhërmiut,
më 1630. Jo larg kësaj kohe është edhe
hapja e shkollës së Kurbinit, më 1632. Në
këtë qerthull kemi edhe hapjen e shkollës
së Korçës, më 1637. Gjithashtu, me
rëndësi dhe vlera është edhe hapja e
shkollës së Janjevës, pikërisht në vitin
1666. Të gjitha këto datime përmbi
hapjen e shkollave në gjuhën shqipe
konfi rmohen, më se njëherë edhe nga G.
Petrota, njohësi dhe studiuesi më zelltar
i historisë së gjuhës, kombit, literaturës
arbëreshe dhe në të cilat, përveç të tjerash,
ka gjurmë arkivore se janë përdorur
si libra mësimorë edhe librat e Budit,
veçanërisht Doktrina. Në të mirë të
ilustrimit të idesë së hedhur për faktologjinë
e shkollimit më herët se 1887,
është edhe gjykimi i Rexhepagiçit mbi L.
Matrangën, kur shprehet: "Mendim
pedagogjik hasim edhe në "Katekizmin"
e arbëreshit Lekë Matrënga, i cili e përktheu
këtë vepër...Ky formulim ka rëndësi
të posaçme pedagogjike dhe ka këtë
përmbajtje: "Unë sa të jamë gjallë nuk
do të mongoj ... të ndihmoj fëmijët për
hirë të tyre të bëhem edhe vetë fëmijë që
ata të përfi tojnë sa më shumë. Në këtë
formulim Matrënga shpreh gatishmërinë
për të mësuar fëmijët e shqiptarëve"
(1968: 54), në parathënien e librit "E
mbasme e Kërshtenë" botim i vitit 1592,
që e shpie shkollimin e realizuar nëpërmjet
gjuhës shqipe deri në caqet e zanafi
llës së dokumentuar gjer më tani. Në
pohimin e vetë autorit, tashmë si përfaqësuesi
më i moçëm i variantit në
toskërisht, gjithnjë sipas E. Çabejt, më
tepër se gjithkund tjetër në gjurmët që
na vijnë prej mugullimave të Mesjetës së
vonë, zbulohet lidhja jetike e Matrangës
me fëmijët dhe shkollimin e tyre. Me
gjasë, në vitin e botimit të Katekizmit të
përkthyer prej tij, ku edhe bëhen këto
pohime të papritura pedagogjike dhe
diturake lidhur me shkollën, si dhe
papërtueshmërinë për t‘iu përgjigjur
nevojave të fëmijëve. Shenjat e këtilla të
shprehura prej autorit të Katekizmit, por
sidomos prania e materies së tekstit të
konceptuar, kryesisht për qëllimet e arsimimit
dhe procesin e nxënies, janë një
tregues i lidhjes së autorit me aktin e
shkollimit të fëmijëve, mbase edhe të
adhurimit, duke shënuar kështu faktikisht,
pra me libra dhe dokumente autentike,
fillimin e shkollimit në gjuhën
shqipe, të dokumentuar, madje me tekste
librash të mirëfi lltë, jo vetëm në diasporë,
por në të gjithë historinë e shkollimit
në gjuhën shqipe. Libri "E mbasme
e Kërshtenë" i L. Matrangës është shkruar
enkas ashtu, me atë formë dhe
trajtë, për të mësuar në kishë fëmijët, si
vend i ceremonialeve fetare, por edhe i
marrjes së dijeve, pra si vatër e dëshmuar
nxënieje, siç shpalohet nga parathënia e
librit, e pohuar dhe ripohuar edhe prej
studiuesit të shkollës, Jashar Rexhepagiç.
Në tekstin e librit, e sidomos në
parathënien e tij prekim edhe ndjesitë
autoriale, edhe detyrimin për sipërmarrjen,
por edhe realizimin e një teksti të
mirëfi lltë, për të shërbyer në nxënien e
dijeve në shkollën-kishë, natyrisht për
t‘u mësuar ceremonitë fetare. Libri i
njërit prej shkrimtarëve të traditës së
shkrimit të shqipes, si gjuhë e shkollës,
e poezisë dhe prozës, siç e tregon struktura
e librit, me atë formësim, ka vlera
në disa drejtime: Ai shënon të parin tekst,
të zbuluar gjer më tash, që na ka mbërritur
prej Mesjetës së vonë, ku skicohet
mënyra dhe metodika e shkollimit të
fëmijëve në arsimin tetëvjeçar, por edhe
me ndonjë tregues të prekshëm edhe për
arsimin e mesëm. Ai përbën një material
me vlerë gjuhësore, didaktike dhe
metodike jo vetëm për kohën shkrimore,
por është nga të paktat dëshmi që ndihmojnë
për të prekur dhe studiuar nivelin
e shkrimit dhe të mundësive shprehëse
të gjuhës shqipe, dhe prej nga ku edhe
mundet të preken tiparet e shkollimit
fetar në këtë gjuhë. Ai është modeli i parë
i shkruar, i cili na vjen prej mugullimave
të kohës, të një kohe të trazuar me luftëra
dhe sakrifi ca të shumta, të mbushur me
përmbysje dhe konvertime fetare, në
rrekjen siprane të shqiptarëve, sidomos
të priftërinjve të asaj periudhe, të cilët
përfaqësonin dijen dhe atdhedashjen. Ai
përfaqëson të parën sprovë të dokumentuar
dhe të studiuar, madje të konceptuar
dhe realizuar qëllimisht si tekst
mësimor, për t‘u dhënë dijet më të nevojshme
fëmijëve, për të lexuar dhe kuptuar
tekstet fetare, si një synim utilitar, e
mbase për të pasur shansin e vazhdimit
të shkollës fetare në ndonjë kolegj dhe
shkollat e larta teologjike. Ai ngërthen në
vetvete shenjat e një dokumenti historik,
me vlera të shumëfi shta, të fi llesave të
arsimit në gjuhën shqipe, madje edhe
jashtë trevave shqiptare, pra në diasporën
e hershme.
E rëndësishme, madje me vlerë për
historinë e gjuhës shqipe, të letërsisë,
gojore dhe të kultivuar realizuar në variantin
e toskërishtes fi llimtare si shkrim, e
sidomos të arsimit të realizuar në gjuhën
shqipe, është fakti domethënës që ky
proces, pra marrja e dijeve fetare dhe të
tjera, do të kryhej në gjuhën shqipe. Vetë
struktura e librit përmbi katekizmin, me
karakter fetar, me poezinë e përshpirtshme.
Ky tip poezie, fetare në thelb dhe
shprehësi, shpreh gjurmët dhe dëshmitë
e nevojës së këngëtimit, një situatë aq e
nevojshme në aktin e ceremonive fetare,
por edhe në mësimin e gjuhës amë.
Pjesë thelbësore e librit të shkrimtarit
të parë italo-arbëresh, janë edhe prozat
diturake dhe fetare, të një gjerësie më të
madhe si hapësirë tekstologjike, madje
të shoqëruara edhe me përshkrime të
mjediseve, edhe me dialogë të priftit dhe
xhakonit, që dëshmon dukshëm datimin
e organizuar të gjuhës dhe të shkollimit
të fëmijëve edhe përmes shqipes. Prania
e poezisë, si një përshpirtje fetare e
pastër, por edhe e prozës, e shpërndërron
tekstin edhe në një fakt letrar, me vlera të
posaçme në historishkrimin e letërsisë,
me variantin e arbërishtes, sipas Çabejt,
të një toskërishteje të hershme. E gjithë
kjo paraqitje e shkurtër rreth arsimit
dhe shkollimit në gjuhën shqipe, me
karakter fetar të pashmangshëm, ndihmon,
pothuajse drejtpërdrejt duke
sjellë të dhëna dokumentare, me gjasë
duke riformuluar edhe njëherë, matanë
detit, pra në diasporën e hershme, se
kemi të bëjmë me një rregull dhe normë
të lejuar dhe të fi ksuar nga Vatikani, në
sipërmarrjen e Kundërreformacionit, në
formën e detyrimit për shërbesat fetare,
në gjuhët amtare, por, me sa duket, edhe
të shkollimit në po atë gjuhë të fëmijëve,
që do t‘i përkushtoheshin shkollimit
fetar, sepse për ndryshe si do të mund
që të kuptoheshin kumtet fetare ose
jashtëfetare, të ligjërimit të përditshëm,
edhe për librat mësimorë për nxënësit
që do të përgatiteshin si priftërinj, madje
në arsimin e ulët dhe të lartë, si tregues i
arsimimit tetëvjeçar, por edhe të shkollimit
në nivelin e arsimit të mesëm. Në
vëmendjen shkencore dhe pedagogjike,
tashmë duhet të përfshihen edhe gjurmët
e shkollimit në gjuhën shqipe në
kolegjin e Shën-Adrianit, i vitit 1848,
ku dokumentohet se ka qenë si mësues
edhe Jeronim De Rada, poeti dhe rilindësi
i diasporës arbëreshe. Po ashtu,
pjesë e historisë së arsimit në gjuhën
shqipe, nuk ka arsye që të mos jetë edhe
hapja e shkollës së Labovës në vitin
1861. Kuptohet, se 7 marsi i vitit 1887
si fi llesë e shkollimit në gjuhën shqipe,
është bazuar, kryekëput në natyrën laike
të fillesave të kësaj mënyre arsimimi,
mbase ka shërbyer si "mbulesë" e sistemit
monist, duke lënë në hije, pjesën e
shkollimit në gjuhën shqipe, për shkak
të leximit të historisë së arsimit shqip
me syze ideologjike, që, dihet, nuk e
qasnin fetarizmin. Shkollimi fetar dhe ai
laik, tashmë duhen shqyrtuar në lidhjet
organike dhe kronologjike, duke i marrë
ato në linjën logjike të zhvillimit të vet.
Nivelet e ngritura programore, momenti
kulmor kur ngjet fi llimi i shkollimit, që
përkon me çastet e përlindjes së vetëdijes
kombëtare, si dhe tekstet e përdorura në
këtë shkollë, por edhe në të tjera pas vitit
1887, ka kuptim të vetëmjaftueshëm,
si një pikë kulmore e mësimit të shqipes,
tanimë në kohët më të reja. Veçse
hapja e kësaj shkolle, patriotike dhe me
rëndësi jetike për rilindjen kombëtare, si
vetëdije gjuhësore, kulturore, atdhetare,
kurrsesi nuk duhet parë e shkëputur prej
periudhave të mëparshme, të dokumentuara,
që përgatitën parakushtet për të
mbërritur deri te niveli i këtij shkollimi.
Përkundrazi, historia e shkollës shqipe,
ka ardhur momenti, që të verifi kohet dhe
interpretohet në të gjitha akset, edhe të
shkollimit fetar, pavarësisht ngjyresave
dhe krahinave ku dhe u hapën shkollat
e para fetare. Pa dyshim që gjykimet,
pohimet, argumentet, faktet, thëniet
dhe kundërthëniet, kundërshtitë dhe
dëshmitë, që do të sjellin ndërkohë
shkencëtarët e gjuhësisë, letërsisë,
arsimit dhe historisë, do të largojnë jo
pak nga mjegullimat e pranishme mbi
fi llesat e shkollimit në gjuhën shqipe,
me gjithë karakterin e tij fetar përpara
periudhës së Rilindjes Kombëtare, çka
është po në atë linjë logjike të rrugëtimit
të arsimit edhe në botën e qytetëruar,
në Perëndim apo Lindje. Përkundrazi,
dëshmitë e gjurmuara, brenda dhe
jashtë vendit, shqyrtimet dhe studimet
e atyre gjurmëve të gjetura, të çojnë
vetiu te disa fakte konkrete historike, që
fl asin për aktin sublim të arsimimit në
gjuhën shqipe. Përjetimi i këtij momenti,
gjithsesi të ndërliqshëm, le të shërbejë
si ngacmim për të thelluar mendimin
shkencor, historik e gjuhësor, pedagogjik
dhe letrar, për të synuar nxjerrjen nga
pelenat foshnjarake të gjuhës shqipe,
tashmë si gjuhë e shkollës, sidomos për
t‘i dhënë asaj vendin që i takon, deri aty
ku përvijohen gjurmët historike, nga
fundi i shekullit XVI dhe në pjesën e
parë të shekullit XVII, që fakton praninë
e shkollës, ku formimi fetar, doemos,
tanimë përmbarohej nëpërmjet shqipes,
sepse tekstet e kësaj nxënieje, prej kohësh
qenë mbëltuar në truall të shqipes.