E Diel, 1 Nëntor 2026

Rusi-SHBA, takim pajtues në Gjenevë

Sekretarja amerikane e
Shtetit, Hilari Klinton, ka
marrë pjesë dje në takimin
e parë të nivelit të lartë me homologun
e saj rus në kërkim të
qetësimit të tensioneve mes të
dyja vendeve dhe krijimit të një
klime bashkëpunimi për Afganistanin.
Qëllimi i këtij takimi nuk
ka qenë ndërmarrja e vendimeve
të caktuara, por thjesht shtrimi i
rrugës për përmirësimin e marrëdhënieve.
Obama e ka si prioritet
të politikës së tij të jashtme
përmirësimin e marrëdhënieve
me Rusinë, që në periudhën
e Presidencës së Bushit arriti
pikën më të ulët që pas Luftës së
Ftohtë. Kur Rusia dërgoi tanket
në Gjeorgji në verën e vitit të
kaluar, në mesin e konfl iktit të
Kaukazit, administrata e Bushit
vendosi që ta izolonte Moskën
nga vendet dhe institucionet
ndërkombëtare, përfshi NATOn.
Para takimit, Klinton deklaroi
se ajo do të kërkonte një fi llim të
ri të marrëdhënieve me Rusinë,
megjithatë brenda NATO-s ka
ende linja të ndryshme në lidhje
me zgjerimin e organizatës
me vende që dikur kanë qenë
pjesë e ish-Bashkimit Sovjetik.
Para takimit ajo deklaroi se nuk
ishte mirë që vende të ndryshme
të përdornin burimet e
tyre për të bërë shantazh. Ajo e
kishte fjalën për kontradiktën
e gjatë mes Moskës e Kievit në
lidhje me gazin dhe gazsjellësin.
Megjithatë, për Shtetet e Bashkuara,
Rusia është një anëtar
i rëndësishëm i komunitetit
ndërkombëtar, me ndihmën
e së cilës mund të zgjidhen
çështje të rëndësishme, si ajo
e Iranit dhe Afganistanit. Dje
NATO ra dakord që të rinisë
marrëdhëniet normale
me Rusinë. Sipas ministrit të
Jashtëm rus, një nga qëllimet
e takimit do të jetë përcaktimi
i "humorit" të marrëdhënieve
dypalëshe dhe se Kremlini e
priste takimin me optimizëm,
por edhe me vetëpërmbajtje.
Që pas ardhjes së Obamës në
pushtet, Moska është shprehur
e gatshme që ta zgjerojë
bashkëpunimin me Rusinë dhe
zyrtarët rusë mendojnë se ky
bashkëpunim mund të frenojë
edhe përhapjen e ekstremizmit
islamik në vende të tjera të
ish-Bashkimit Sovjetik. Për sa
i përket prezencës në Afganistan,
Uashingtoni pritet që ta
dyfishojë atë shumë shpejt dhe
dëshiron që të gjejë rrugë alternative
në furnizimin e vendit.
Një nga këto rrugë është ajo që
kalon nëpërmjet Rusisë. Kjo,
pasi Kyrgistani, që përdorej nga
SHBA-ja për kalimin e mallrave
drejt Afganistanit, deklaroi
një muaj më parë se nuk do ta
lejonte më bazën amerikane
që të ishte funksionale në vend.
Një nga çështjet që është diskutuar
në takim ka qenë edhe ajo e
vendosjes së sistemit antiraketë
nga ana e Uashingtonit në Poloni
dhe Çeki, një vendim i kundërshtuar
shumë nga Moska. Sistemi i
konceptuar si një kërcënim ndaj
Iranit mund të vonohet nëse
Rusia do ta ndihmojë Amerikën
dhe vendet e tjera në bindjen e
vendit islamik për të hequr dorë
nga ambicia bërthamore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›