E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masakra e Durrësit,gjyqi në shtator



TIRANE – Dritan Dajti është i pandehur në Gjykatën e Krimeve të Rënda në Tiranë për vrasjen e katër efektivave të policisë, të cilët tentuan arrestimin e tij një vit më parë në Durrës. Gjyqi, i cili vazhdoi për disa seanca, pritet të rifillojë në shtator. Dosja e masakrës së ndodhur më 7 gusht 2009 në Durrës u hetua nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme, arrestoi edhe një oficer të policisë së Durrësit, Maringlen Muça, me akuzën shpërdorim detyre, pasi ka pasur komunikime telefonike me kunatin e Dritan Dajtit, shtetasin Erges Xhoxhi. Ky i fundit u arrestua gjatë ditës kur ndodhi masakra e një viti më parë më 7 gusht në Durrës. Dritan Dajti ndodhej në makinë së bashku me kunatin e tij, Erges Xhoxhi dhe një të njohur, shtetasin Ledion Mara, që mbeti i vdekur gjatë shkëmbimit të zjarrit mes forcave të policisë dhe Dritan Dajtit. Ky i fundit qëlloi pa hezitim policin e parë të maskuar që u afrua tek makina e tij. Viktima e parë ishte Fatos Xhani. Polici i dytë u vra nga Dajti pa dalë ende nga makina, ndërkohë që pasi la automjetin, i kërkuari qëlloi me armë edhe dy efektivat tjerë të policisë, që gjetën vdekjen në aksion. Një dosje e hapur për këtë ngjarje është transferuar nga Krimet e Rënda në Prokurorinë e Durrësit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›