“NYPost”: Plaurent Dervishaj, mes 6 më të kërkuarve në Nju Jork Kunati i Lul Berishës në kërkim, fshihet në SHBA
Plaurent Dervishaj, një nga të akuzuarit si anëtar i “bandës së Durrësit”, i paarrestuar deri sot, dyshohet se fshihet në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Lajmi bëhet i ditur nga e gazeta e përditshme amerikane “New York Post”, sipas së cilës Dervishaj, njëkohësisht kunat i Lulzim Berishës, i cilësuar si kreu i bandës, po qëndron në kontinentin amerikan. Emri i Dervishaj radhitej në një listë të FBI-së së Nju Jorkut për gjashtë të arratisurit më të rrezikshëm, të cilët dyshohet se jetojnë në SHBA. Sipas autoriteteve amerikanë, Dervishaj konsiderohej si një person i rrezikshëm dhe i pamëshirshëm. “Plaurent Dervishaj, 37-vjeç, është i kërkuar për disa vrasje, përfshi edhe vrasjen e rivalit të botës së nëndheshme të krimit me një armë antitank”, citonte autoritetet prestigjiozja amerikane. Po në publikimin e djeshëm thuhej se “Dervishaj besohet se është larguar nga Shqipëria në vitin 2006, duke i shpëtuar arrestimit, ndërkohë që autoritetet njujorkeze kanë arsye të besojnë se ai aktualisht fshihet në Nju Jork. Ai ka lidhjet e tij në Kuins dhe Nju Xhersi”. “Të arratisurit në listën e publikuar janë njerëz që janë akuzuar për kryerjen e krimeve të rënda dhe veprave të dhunshme”, citonte “New York Post” agjentin special James Morgolin, zëdhënësin e FBI-së për Nju Jorkun.
AKUZAT
Sipas dosjes penale të Prokurorisë për Krimet e Rënda në Shqipëri, Dervishaj akuzohet se ka marrë pjesë në organizatën kriminale të quajtuar “banda e Durrësit” dhe ka kryer krime në kuadër të saj. Ai akuzohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda se ka marrë pjesë në vrasjen e Dritan Sallakut, më 17 tetor 1998; vrasjen e mbetur në tentativë të Ilir Nelës, më 17 tetor 1998; tentativën e vrasjes ndaj Agim Rexhepit, ndodhur në tetor 1998; tentativën e vrasjes së Marsel Sotirit, më 29 tetor 1998; vrasjen e Arjan Pajës dhe Viron Currit, më 29 tetor 1998; vrasjen e Eduart Ongarit, më 5 korrik 1999; ekzekutimin e Marsel Sotirit, më 22 gusht 1999; si dhe për përdorim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake. Në kërkesë për gjykim të Prokurorisë për Krimet e Rënda për “bandën e Durrësit” thuhet se: “Gjatë hetimeve të mëtejshme në kuadër të këtij procedimi, rezultoi se i pandehuri Lulzim Berisha dhe shtetasi Klodjan Saliu (aktualisht i vrarë) që nga viti 1997 e në vazhdim kanë krijuar dhe drejtuar një organizatë kriminale, në të cilën bënin pjesë të pandehurit Plaurent Dervishaj, Indrit Taullaj, Adriatik Coli, Indrit Dokle si dhe shtetasit Ilir Xhunga, Arben Paja, aktualisht të vrarë”. Dosja në ngarkim të bandës është duke u gjykuar në Gjykatën për Krimet e Rënda.