E Hënë, 2 Nëntor 2026

Vlerësimi: Qeveria e ka vendosur luftën ndaj korrupsionit në prioritet

07/02/2005  Në raportimin e dhënë para GREKO, institucioni zyrtar i Këshillit të Evropës ka theksuar se autoritetet shqiptare e kënë vendosur luftën kundër korrupsionit në prioritetin e prioriteteve dhe veçanërisht, me bashkëpunimin e shoqërisë civile dhe të grupeve të biznesit. Në këtë mënyrë, raporti i fundit për vendin tonë shprehet për reforma të kënaqshme ndonëse jo të plota. Në raport theksohet se si pasojë e reformave të bëra është arritur që shoqëria civile dhe grupet e interesit, kanë marrë pjesë në një sërë aktivitetesh të luftës kundër korrupsionit. Rekomandimet si dhe konkuzionet e paraqitura për Shqipërinë, GREKO i ka paraqitur në datën 28 janar në faqen zyrtare, duke kërkuar zbatimin e tyre. Ndërsa për të verifikuar zbatimin e rekomandimeve të mbetura përgjysëm, është kërkuar që vendi ynë të raportojë në datën 31 maj të vitit të ardhshëm pranë këtij organizmi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›