Balla: Qeveria drejtohet nga familja Berisha
14/05/2009 Socialistët kritika ndaj Kryeministrit
“Kreu i ekzekutivit të përgjigjet për veprimet e familjarëve të tij”
Ligjvënësit socialistë kërkojnë nga kreu i qeverisë të shpjegojë para shqiptarëve se pse djalit i tij ka përdorur firmën, vulën dhe karrigen e kryeministrit. Një kërkesë e tillë u bë dje publike nga deputeti socialist Tauland Balla gjatë një komunikimi me mediet përpara godinës së Kryeministrisë. “Sipas Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Këshilli i Ministrave duhet të marrë vendime që lidhen me politika të përgjithshme shtetërore. Ky duhet të ishte orientimi i vërtetë për një qeveri që punon për shqiptarët. Por në realitet kjo qeveri në këta 4 vjet nuk ka punuar në interes të shqiptarëve”, - u shpreh Balla lidhur me këtë çështje. Madje, duke i mëshuar më tej një çështjeje të tillë, deputeti socialist vuri në dukje se interesi i vetëm i kësaj qeverie ka qenë interesi i familjes dhe oborrtarëve të Sali Berishës. “Është e pafalshme, por edhe e pakuptueshme, pse Sali Berisha vazhdon ende të mos japë përgjigje se pse ministra të tij, si ai i Drejtësisë Aldo Bumçi, raportonte për vendime dhe për sugjerime të Ministrisë së Drejtësisë jo te babai, por tek i biri. Kjo është shkresa ku Aldo Bumçi i drejtohet zotit Shkëlzen Berisha”, - vlerësoi Balla. Për këtë arsye, ai kërkoi që “Sali Berisha të japë përgjigje pse djali i tij ka përdorur firmën, vulën, karrigen e kryeministrit për t’u vënë në dispozicion të një biznesi vrastar si ai i Gërdecit”. Njëkohësisht, sipas tij, Sali Berisha duhet të japë përgjigje, por edhe të sqarojë opinionin shqiptar se pse vajza e tij, Argita Berisha, takson biznesin e huaj apo vendës me fatura në të cilat ajo kërkon para të majme për takime dhe për kontrata me institucionet shtetërore apo kompani shtetërore si KESH-i. “Qytetarët shqiptarë duhet të kuptojnë se Argita Berisha kërkon 200 euro në orë për të takuar vetëm një kompani dhe 8150 euro për të realizuar një takim me kompani shtetërore si KESH-i. Kjo është familja që drejton këtë institucion. Ky institucion nuk drejtohet nga ministra, nuk drejtohet nga njerëz të zgjedhur, por drejtohet nga mbreti, princi dhe princesha, të cilët janë Kryeministri Sali Berisha, djali dhe vajza e tij”, - theksoi Balla gjatë fjalës së tij.
Mimi Kodheli
“Si mund Sali Berisha të shohë në sy shqiptarët dhe të pretendojë se plani i tij për ekonominë po funksionon? Këta njerëz e dinë shumë mirë se cila është gjendja ekonomike e shqiptarëve. Këta janë njerëz të vërtetë, me halle dhe probleme të vërteta. Sali Berisha gjatë këtyre katër vjetve mund të ketë bërë shumë për familjen e tij, por jo për shqiptarët, të cilët pas 4 vjetësh janë më