Rregullat për komisionarët dhe zgjedhësit ditën e votimit
14/05/2009 KQZ do të miratojë manualin e KQV-ve dhe do të dërgojë për ndjekje penale 135 vendorë
“Ndalohet duhani”, “Ndalohet telefoni”, “Ndalohet celulari”, “Ndalohen armët” dhe “Ndalohet votimi familjar” janë 5 posterat që çdo qendër votimi do të ketë në ambientet e saj në ditën e votimit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka hartuar në mënyrë të detajuar të gjitha hapat që do të ndërmerren nga komisionarët e KQV-ve në funksion të mbarëvajtjes së procesi zgjedhor. Përveç detyrave që përcakton Kodi Zgjedhor në manualin prej 22 faqesh spikasin detyrat e anëtarëve të komisionit posaçërisht ditën e votimit. “Anëtari i ngarkuar kontrollon kohë pas kohe dhomat e fshehta, në mënyrë që të sigurohet se në to veç stilolapsit të mos ketë asgjë tjetër. Ai orienton zgjedhësin për të parë edhe një herë posterin e afishuar në qendrën e votimit si dhe posterin për ndalimin e votimit familjar”, - thuhet në këtë manual. Nëse vërehen parregullsi, ndaj anëtarit merren masa administrative deri edhe penale. Për sa i takon mbylljes së qendrave të votimit dhe votimit të mbeturve në radhë, manuali ka dhënë një zgjidhje tjetër. Sipas tij, kryetari i KQV-së në konsultim me anëtarët e tjerë të KQV-së konstaton se ora po shkon 19:00, pyet anëtarin që mban rregullin në hyrje të QV-së nëse ka zgjedhës në radhë që presin për të votuar, atëherë KQV-ja mbledh dokumentet e identifikimit të të gjithë zgjedhësve të pranishëm dhe i thërret ata me radhë për të bërë votimin. Asnjë zgjedhës tjetër nuk do të lejohet të votojë nëse nuk ka qenë në radhë në kohën e mbledhjes së dokumentit të identifikimit. Në mbledhjen e sotme KQZ-ja do të shqyrtojë edhe projektvendimin “Për marrjen e masave administrative ndaj kryetarëve të njësive të qeverisjes vendore”. Ndaj këtyre krerëve, rreth 135 të tillë, pritet të merren masa administrative dhe penale, pasi kanë depozituar në KQZ brenda afatit informacionin lidhur me listat e zgjedhësve, informacion që duhet të përmbajë numrin e zgjedhësve për qendrat e votimit, numrin e qendrave të votimit dhe numërtimin e tyre. Mbi ta rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës. Afati për dorëzimin e listave përfundimtare në KQZ ka disa ditë që ka përfunduar, ndërkohë që këta krerë njësish vendore nuk kanë depozituar as listat paraprake. Në gjithë Republikën e Shqipërisë janë të emëruar 383 kryetarë vendorë, bashkish dhe komunash bashkë.
Shtyrja e datës
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shtyrë për sot afatin e fundit të regjistrimit të koalicioneve zgjedhore që do të marrin pjesë në zgjedhjet nga 13 maj në 14 maj,.
KQV-ja
Anëtarët dhe sekretari i KQV-së mbajnë përgjegjësi penale nëse lejojnë që votimi të bëhet më shumë se një herë në të njëjtat zgjedhje, e kur braktisin detyrën, pa shkaqe të ligjshme.
Votimi
KQV voton në qendrën e votimit ku janë caktuar komisionerë, pavarësisht se e kanë ose jo emrin në listën e zgjedhësve të asaj qendre votimi, ndërsa KZAZ në qendrën më të afërt.