E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbaron nafta, ngec supërskafi në Vlorë

20/04/2005  Dyshohet se nuk ka dokumentet në rregull

VLORË - Një superskaf italian është ankoruar në gjirin e Vlorës në një situatë mjaft kritike nga deti i rrëmbyer e me stuhi. Superskafit i ishin fikur motorat, si pasojë e një defekti teknik, ka pohuar fillimisht ekuipazhi prej 2 vetash i anijes. Pas gjetjes saktësisht të superskafit, pohuan specialistët e rojes bregdetare, pjesëmarrës në aksion, bëmë evakuimin e dy personave, që ndodheshin në të, duke iu dhënë edhe ndihmën e parë. Fatmirësisht gjendja e tyre shëndetësore ishte e mirë dhe nuk kishin probleme për jetën, pohoi komandanti Meçollari. Superskafi kishte problem të furnizimit me naftë, pasi depozitat e tij ishin të boshatisura. Superskafi ishte me flamur lituanez dhe udhëtonte drejt Maltës, pohuan dy personat e ekuipazhit. Superskafi është ende në proces verifikimi se nuk ka leje kalimi për në portet evropiane.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›