E Hënë, 2 Nëntor 2026

Mblidhte tela për t’i shitur,goditet për vdekje nga korrenti

20/04/2005  Nxënësi i klasës së VII, karbonizohet në kabinën elektrike

LUSHNJE - Vdes aksidentalisht 13-vjeçari lushnjar.

Ka qenë fatale dita e djeshme për familjen Roci, në fshatin Shënepremte, të komunës Tërbuf, të rrethit të Lushnjës. Sipas policisë, Dritan Roci nxënës i klasës së VII të shkollës 9-vjeçare të këtij fshati është karbonizuar nga rryma elektrike e tensionit të lartë dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Dje në orët e paradites trupi i pajetë është përcjellë për në banesën e fundit në varrezat e fshatit Shënepremte të komunës Tërbuf, në fshaitn e tij, ku Dritani ishte vendosur aty që në moshë fare të vogël, si rezulat i shpërnguljes së familjes së tij nga një fshat i thellë Lushnjës.

Ngjarja

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17 të ditës së djeshme, ku viktima së bashku me dy shokë të tij Igli dhe Ramadan Hasalla kishin shkuar te pompa e ujit në një gabinë elektrike në Divjakë, për arsye se duhej të mblidhte tela bakri. Këta tela bakri i

tregtonin për të mbledhur pak lek, të cilat i duheshin për mbijetesë.

Pasi ka ulur dorezën te pompat e ujit, Dritani ka rënë në kontakt me telin e tensionit të lartë, dhe ka gjetur menjëherë vdekjen. Trupi i tij është karbonizuar shumë shpejt sa ka qenë e vështirë të njihej më.

Shoku i tij, Igli Hasalla, tregon se ka dalë nga shtëpia pasdite së bashku me vëllanë e tij dhe Dritanin.

”Dritani u hodh lart dhe po luante, ndenji pak varur, kur papritur ra përtokë i vdekur. Thirra me të madhe dhe njoftova të afërmit e Dritanit. Ne kishim ardhur dhe herë tjetër këtu, por

s’kishim luajtur”.

Familja

Sipas familjarëve dhe banorëve të këtij fshati, kjo pompë ka mbi 10 vjet që nuk funksionon, por vazhdon të ketë rrymë elektrike të

tensionit të lartë, duke u bërë kështu një rrezik i pranishëm për banorët në çdo moment.

“Fëmijë ishin dhe kanë shkuar dhe herë të tjera, ka thënë mes lotësh gjyshi i fëmijës, Alush Roci, por këtë herë ka rënë nën tension elektrik djali. Pse i kanë lënë këto pompa kështu me korrent ku lujanë fëmija?”

Ndërsa babai i fëmijës, Nazmiu, pohon se me gjithë vështirësitë ekonomike, ai nuk i kishte lënë pa lekë fëmijët e tij, por megjithatë e ka lejuar ndonjëherë djalin të mblidhte edhe tela bakri për të tregtuar.

”Unë i jepja Dritanit lekë sa herë shkonte në shkollë”, tregon me dhimbje ai dhe nuk e kuptoj pse Dritani donte të mblidhte tela bakri për t’i shitur. Ajo pompë e mallkuar, e cila edhe nuk punon, edhe ka energji elektrike, më mori në qafë djalin”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›