Nga xhelozia për gruan var veten me tel 37-vjeçari

20/04/2005 Familjarët mohojnë variantin e policisë dhe thashethemet e fshatit
FIER – ”Unë do të vdes. Do të varem”. Këto fjalë ka zgjedhur në letrën e tij të fundit një 37-vjeçar, i cili me një tel është vetëvarur, në banesën e tij, në fshatin Kuman, 16 km larg nga qyteti i Fierit. Në letrën e tij, viktima nuk ka lënë të shkruar asgjë për motivin e këtij vendimi.
Këtë herë dramën e ka përjetuar familja Çepele, e cila ka humbur të afërmin e saj, Maltinin, babanë e dy fëmijëve.
Varja e Çepeles ka ndodhur një ditë para se ai të rimerrte rrugën e emigrantit në Greqi. Viktima Çepele prej 12 vitesh punonte si emigrant në shtetin grek dhe në Shqipëri ishte kthyer në dhjetor të vitit 2004. Ndërsa dje, familja ishte përgatitur ta prcillte drejt vendit fqinj, nuk ka bërë asgjë më shumë sesa e kanë përcjellë në banesën e fundit...
Vetëvarja
Sipas dëshmive, mësohet se Maltin Çepele, është vetëvarur në banjon e shtëpisë së tij. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21.00 të mbrëmjes së hënë.
Para se të ndërmerrte veprimin fatal, viktima kishte festuar me disa miq dhe të afërm të tij dhe pasi kishte shkuar në shtëpi kishte rënë për të fjetur. Ndërkohë, të afërm të viktimës, tregojnë se, pas pak minutash, Maltini ishte ngritur nga shtrati dhe kishte kryer aktin e vetëflijimit.
Ka qenë gruaja e tij, e cila e ka gjetur të pajetë trupin e bashkëshortit të saj dhe që ka thirrur e tmerruar prindërit e viktimës, të cilët jetonin në një shtëpi dykatëshe përballë shtëpisë së bashkëshortëve Çepele.
Çdo tentativë për ta kthyer 37-vjeçarin në jetë ka qenë e
padobishme.
Sipas ekspertizës, mësohet se 37-vjeçari Maltin Çepele, kishte vdekur menjëherë nga nyja e fortë e telit cingato të lidhur te dushi.
Policia
Lidhur me motivin e krimit, mësohet se ende nuk ka një pistë të saktë. Ndërkohë, zërat e thashethemet në fshat përmendin si motiv të vetëflijimit, xhelozinë e 37-vjeçarit për bashkëshorten e tij, Thëllëza.
Këtyre thashethemeve ju bashkohen edhe deklarimet zyrtare të policisë lokale të Fierit, të cilat përmendin të njëjtin motiv të vetëvarjes së Çepeles.
“Maltin Çepele është vetëvarur me një tel në tualetin e shtëpisë”.
Kështu ka pohuar Artan Ahmataj, zëdhënësi i Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Fierit.
“Muajt e fundit viktima vuante nga shqetësime nervore e psikike. Për sa i përket motivit, nga hetimet paraprake të policisë, ai ka pasur të bëjë me xhelozinë e Maltinit ndaj gruas së tij, Thëllëza”, ka bërë të ditur Ahmataj.
Familjarët
Por, zërat e thashethemet e bashkëfshatarëve dhe për më tepër edhe deklarimet e policisë, mohohen nga të afërm familjarë të viktimës.
”Mund të them që është një ngjarje krejt e pabesueshme edhe për ne, pohon Piro Prifti, i afërm i viktimës. Ndaj në këtë drejtim ne e përgënjeshtrojmë motivin e servirur nga policia. Po të ishte se motive i xhelozisë do t’i merrte jetën, ai e kishte më mirë të ndahej nga gruaja sesa të kryente një gjë të tillë të tmerrshme. Maltini nuk ishte një djalë i padalë që xhelozia ta gërryente
kështu. Ka qenë emigrant me dokumente të rregullta, me shtëpi të re, me pasuri, me fëmijë dhe duket se çdo gjë e kishte në rregull. Edhe për marrëdhënien me gruan, ne si të afërm nuk dimë ndonjë gjë të keqe, dhe as që është diskutuar ndonjëherë morali i gruas të tij në familje”, deklaron Piro Prifti.