E Diel, 1 Nëntor 2026

Një Ministër për politikat kulturore

Forumi i sotëm i kushtohet kulturës, njeriut që ka në dorë të bëjë politika kulturore në Shqipëri. Zyrtarisht, ky njeri është ministri i Kulturës. Nevoja për të pasur një ministër kulture vizionar, që ka në dorë të bëjë shumë dhe që deri tani jo vetëm ka bërë pak, por ka pasur një rol deri shkatërrimtar.

Punët e kulturës që lidhen me Ministrinë në fjalë, ndodhen prej vitesh në një status quo rrëgjimi.

Jemi para zgjedhjeve dhe dihet që posti i këtij ministri, i cili prej disa vitesh është shartuar edhe me atë të ministrit për Turizmin, Rininë dhe Sportin, është një post politik. Megjithatë akoma nuk është dëshmuar një vullnet politik për të ndryshuar gjërat në kulturë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›