E Diel, 1 Nëntor 2026

Izraeli dhe Hamasi sërish në luftë për Gazën, i japin fund armëpushimit

Grupi militant islamik, Hamas, që është në kontroll në Gazë ka njoftuar përfundimin e armëpushimit gjashtëmujor me Izraelin.

Hamas kishte deklaruar edhe më herët se nuk kishte ndërmend ta zgjaste periudhën e armëpushimit. Grupi akuzon Izraelin se nuk po i përmbahet angazhimit për të hequr bllokadën në Gazë. Izraeli thotë se nuk e ka dhënë ndonjë premtim të tillë.

Teksa afrohej afati i përfundimit të armëpushimit, Hamasi dhe Izraeli thanë se do të kundërpërgjigjen nëse sulmohen, por asnjëra palë nuk ka njoftuar për fillimin e ndonjë ofensive.

Banorët e Gazës frikësohen se qetësia relative e muajve të fundit mund të prishet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›