Gabimet dhe ndikimet e sondazheve...
Prof. Dr. Kastriot Islami
Sondazhi është një vëzhgim i opinionit publik përmes një kampioni të tij ...Kampioni formohet nga bashkësia e disa shtetasve/zgjedhësve sipas një metodologjie të caktuar, në mënyrë që të përfaqësojë sa më mirë tërësinë e popullsisë/zgjedhësve. Sondazhet konceptohen zakonisht në mënyrë të tillë, që të paraqesin sa më mirë opinionin e popullatës/zgjedhësve. Fillimisht personave në përbërje të kampionit i bëhen një seri pyetjesh dhe prej përgjigjeve të tyre ekstrapolohen konkluzione për opinionin e të gjithë popullatës. Shifrat e sondazheve janë gjithnjë me një vlerë gabimi, ose thuhet ndryshe se vlerat e tyre shtrihen në një interval që quhet interval besimi. Besimi matet në përqindje dhe lëviz në kufijtë nga zero deri në njëqind për qind. Po ashtu nuk përjashtohet ndikimi i sondazheve mbi sjelljen e popullatës/zgjedhësve.
1. Histori e shkurtër...
Sondazhi i parë i opinionit është kryer në vitin 1824 nga Harrisburg Pennsylvanian, duke treguar se Andriu Jackson me 335 vota qëndronte përpara John Quincy Adams me 169 në garën për President i SHBA. Në 1916, Literary Digest përmes një vëzhgimi në nivel kombëtar, pra me kampion shumë të madh, arriti të parashikonte zgjedhjen e Uilson si president i SHBA. Në vitet '36 George Gallup filloi të kryente vëzhgime me kampione të vegjël popullsie, por që ishin përfaqësues duke u përcaktuar në mënyrë shkencore. Gallup parashikoi me këtë metodë fitoren e Rusveltit. Elmo Roper ka qenë një pionier tjetër në fushën e parashikimit politik me metodën shkencore të sondazhit; ai parashikoi rizgjedhjen e Presidentit Rusvelt, tri herë në vitet 1936, 1940, e 1944. Gallup krijoi në Angli në vitin 1945 një kompani bijë, e cila parashikoi fitoren e Laburistëve në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 1945, ndryshe nga të gjithë kompanitë e tjera që parashikonin fitoren e Konservatorëve që drejtoheshin nga Uinston Curcill. Rreth viteve '50 filluan të aplikoheshin tipe të ndryshme sondazhesh në shumicën e vendeve demokratike. Në Shqipëri në mënyrë modeste sondazhet kanë filluar këto 5-7 vjetët e fundit, dhe me sa duket me një theksim më të qartë në zgjedhjet e qershorit 2009.
2. Kampioni dhe gabimi i vlerësimit...
Sondazhet bazohen në përzgjedhjen e kampionit të popullsisë/zgjedhësve. Gjithnjë tentohet që kampioni të jetë përfaqësues i popullsisë/votuesve, por kjo është e pamundur plotësisht. Për rrjedhojë shfaqet një gabim që reflekton pasaktësinë në përcaktimin e kampionit. Nga praktika e sondazheve rezulton se për një kampion prej 1000 personash/votuesish të përzgjedhur në mënyrë të rastësishme, gabimi për shkak të kampionit është 3 për qind ndaj vlerës që do të dilte sikur sondazhi të kryhej me të gjithë popullsinë. Gabim prej 3 për qind do të thotë ndryshe se, në qoftë se e njëjta procedurë do të kryhej në një numër të madh herësh, atëherë vlerat e gjetura për të gjithë popullsinë në 95 për qind të rasteve do të binin në një interval me gjerësi plus minus 3 për qind rreth vlerës së gjetur. Marzhi i gabimit mund të zvogëlohet duke rritur kampionin, për shembull nëse kërkohet të zvogëlohet gabimi deri në 1 për qind, atëherë kampioni duhet të rritet deri në 10 mijë persona/votues. Në praktikë ata që merren me sondazhe duhet të baraspeshojnë koston për rritjen e kampionit me nevojën për zvogëlimin e gabimit. Përmasat e kampioneve për sondazhet politike lëvizin në kufijtë 500-1000 persona. Gjë që kanë ndodhur me të dy kompanitë Zogby International dhe Gani Bobi.
Një burim tjetër gabimi lidhet me metodikën e përdorur për kryerjen e sondazhit. Mundet që kampioni i përzgjedhur të mos jetë përfaqësues i popullsisë për shkak të metodikës së përdorur. Për shembull, në rast se përdoret teknika e telefonimit në numrin fiks, kampioni përmban një gabim që lidhet me faktin se personat me telefon janë përgjithësisht më të pasur se ato pa telefon. Për të eliminuar këto lloje gabimesh kompanitë e sondazheve përdorin teknikat e ponderimit (peshimit).
3. Gabimi prej atyre që nuk përgjigjen...
Meqenëse gjithnjë ka persona që nuk pranojnë t'i përgjigjen pyetjeve të sondazhit, atëherë kampioni edhe për këtë arsye nuk do të konsiderohej përfaqësues i popullsisë/votuesve. Kjo lidhet me faktin se karakteristikat e atyre personave/votuesve që pranojnë të përgjigjen mund të jenë krejtësisht të ndryshme nga ato të atyre që përgjigjen. Kjo do të thotë se kampioni është një "version i deformuar" i bashkësisë që synohet të analizohet. Në këtë rast futet një gabim i ri që i shtohet gabimit që vjen për shkak të madhësisë së kampionit. Ky lloj gabimi nuk zvogëlohet me rritjen e madhësisë së kampionit. Në rastet e sondazheve të zgjedhjeve, studimet tregojnë se gabimet për shkak të këtij deformimi janë relativisht të vegjël dhe çdo formë sondazhi zotëron formulat e saj për të ndrequr peshat e ndryshme të atyre që përgjigjen dhe atyre që nuk përgjigjen në funksion të minimizimit të gabimit që vjen nga ky lloj deformimi.
4. Gabimi prej përgjigjeve të pasakta…
Rezultati i vëzhgimit mund të mos jetë i saktë edhe nga fakti që përgjigja e atij që pyetet nuk pasqyron atë që ai mendon. Kjo mund të vijë nga mënyra se si bëhet pyetja. Ose se personi i pyetur përpiqet të manipulojë rezultatin e sondazhit. Në raste të tjera personat e pyetur mund të ndjehen nën presion, që vjen për arsye të ndryshme. Po ashtu personat e pyetur mund të mos kenë dëshirë të zbulojnë një pozicion që ka të bëjë me racizmin apo seksin. Ky është një gabim vështirësisht i matshëm. Mendoj se në vendin tonë ky lloj gabimi është prezent në rezultatet e sondazheve, sepse ka shumë raste që personat e pyetur mund të mos kenë dëshirë të zbulojnë përkatësinë politike për arsye të dimensioneve provinciale të qyteteve, apo edhe sepse kjo mund të shkaktonte probleme me vendin e punës.
5. Ndikimi i hartimit të pyetjeve në rezultatin e sondazheve…
Hartimi apo mënyra sesi bëhen pyetjet është po ashtu e rëndësishme dhe me ndikim në rezultatin e sondazhit. Por jo vetëm mënyra e hartimit të pyetjeve, por edhe renditja e tyre mund të kenë ndikim në rezultatin e sondazhit. Për të minimizuar apo shmangur këtë lloj ndikimi përdoren teknika të ndryshme: i) bëhen aq pyetje sa të mbulohen mjaftueshmërisht të gjithë aspektet e një çështjeje dhe gjatë analizës së rezultateve analizohen efektet që kanë të bëjnë me formën e pyetjes; dhe ii) analizohen rezultatet duke përcaktuar (shmangur) përgjigjet joefikase dhe sintetizohen ato në më të besueshmet.
6. Ndikimi i sondazheve mbi votuesit…
Duke dhënë informacion mbi pritshmërinë e votimit, sondazhet mundet gjithashtu të ndikojnë në sjelljen e votuesve. Nga teoria njihen dy grupe efektesh kryesore i) efekti "i hipjes së trenit në ecje/i mbështetjes së humbësit dhe ii) efekti i votimit taktik. Efekti i "hipjes së vagonit në ecje" ndodh kur sondazhet nxisin votuesit të mbështesin kandidatin që del fitues në sondazhe. Kjo ide është e vjetër. Gallup ka bërë shumë përpjekje për ta diskretituar këtë teori, por disa studime kanë treguar se ky është një efekt i ndeshur me shpesh në kërkimet shkencore. E kundërta e këtij efekti është efekti i mbështetjes së humbësit. Ky është një efekt që përmendet shumë në media. Kjo ndodh kur zgjedhësit, sidomos ata të lëkundurit, votojnë në kundërshtim me simpatinë e tyre, për partinë që perceptohet se po humb zgjedhjet.
Në grupin e dytë të teorive që tregojnë sesi sondazhet ndikojnë direkt mbi votimin futet efekti i votimit taktik. Kjo teori mbështetet në idenë se votuesit e shikojnë momentin e votimit si mënyrë të përzgjedhjes së qeverisë. Kështu ata nuk do të zgjidhnin kandidatin nga konsiderata ideologjike, por do të përzgjidhnin kandidatin nga konsiderata që do të lidheshin me realizimin e një objektivi të tyre. Ky efekt ndodh në rastin e një sistemi mazhoritar, kur nga rezultatet e sondazhit shanset e një kandidati të fortë për t'u bërë ministër janë të ulëta për t'u zgjedhur si deputet dhe elektorati i lëkundur me këtë rast mobilizohet për ta eliminuar atë. Një efekt tjetër është efekti bumerang. Kjo ndodh kur mbështetësit e një kandidati shikojnë nga sondazhet se kandidati i tyre është fitues dhe mendojnë se vota e tyre nuk është e nevojshme dhe nuk marrin pjesë në votim. Këto janë disa nga efektet që tregojnë sesi sondazhet mund të ndikojnë direkt apo indirekt në opinionin e votuesve. Të gjithë këto efekte natyrisht vëzhgohen dhe analizohen nga partitë politike.