E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta prezanton Petrit Agon në Kuçovë

 

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, gjatë një takimi me qindra anëtarë dhe simpatizantë të LSI-së në Kuçovë, prezantoi kandidatin e LSI-së për deputet në Kuçovë, Petrit Ago dhe deklaroi se, "LSI do të dalë forcë e parë politike në Kuçovë dhe Petrit Ago do të jetë një përfaqësues i denjë i Kuçovës në parlamentin e ardhshëm, pasi kuçovarët duan njerëzit e punës". Duke folur për situatën e vështirë në të cilën gjendet biznesi në vend, për shkak të krizës ekonomike, Meta tha se "100 mijë vende pune rrezikojnë të humbasin nga falimentimi, që është në prag i gjithë atyre bizneseve të fasoneve në të gjithë Shqipërinë. Qeveria nuk ka marrë asnjë masë për të ndihmuar këto biznese që të mos falimentojnë". Po dje LSI paraqiti programin qeverisës të saj për shëndetësinë. Nënkryetari i LSI-së dhe kryetar i Komisionit të Shëndetësisë pranë LSI, Prof.Sabit Brokaj, sekretari i Përgjithshëm i LSI, Dr.Petrit Vasili, si dhe të tjerë drejtues të LSI-së, personalitete në fushën e shëndetësisë, si Dr.Enver Roshi, Dr.Pëllumb Pipero, Dr.Petrit Vargu përbënin panelin e specialistëve të fushës në prezantimin e djeshëm të programit.
Në programin e saj qeverisës, LSI premton rritje të menjëhershme të financimit të shëndetësisë në PBB deri në minimumi 4% në fund të mandatit qeverisës, për të garantuar investime të qëndrueshme në shëndetësi. Gjithashtu LSI synon ndërtimin e një skeme të sigurimeve shëndetësore reale, që garanton e mbulon plotësisht qytetarët për shërbimin parësor të tyre që nga vizita mjekësore, ekzaminimet e deri te lista e plotë e barnave që rimbursohen.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›