KQZ miraton procedurat ankimore të 28 qershorit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi dje mënyrën e shqyrtimit të ankimimit të partive politike mbi rezultatet e zgjedhjeve të 28 qershorit. Me një konsensus mes 7 anëtarëve, KQZ-ja miratoi mënyrën e shqyrtimit të ankimimeve të partive politike. Marrja e ankimimeve në shqyrtim nga ana e anëtarëve do të realizohet mbi bazën e shorti të hapur publik, në prani të medias dhe të përfaqësuesve të partive politik. Kodi Zgjedhor, ne nenin 129, paragrafi i parë, parashikon se për cdo kërkesë ankimore të regjistruar KQZ-ja cakton me short si relator një nga anëtarët e saj. Paragrafi i dytë i këtij neni parashikon detyrimin e KQZ-se për të caktuar me vendim rregullat për hedhjen e shorti për caktimin e relatorit. Për këtë arsye, Drejtoria Juridike, ne zbatim të nenit 129, pika 2, ka paraqitur per miratimin projekt-vendimin "Për miratimin e rregullave për hedhjen e shortit për caktimin e anëtarëve të KQZ-së që relatojnë kërkesat ankimore që regjistrohen në KQZ". Gjithashtu në mbledhjen e djeshme u miratuan dhe modelet e vulave që do të përdorin KZAZ-të dhe KQV-të gjatë procesit zgjedhor të 28 qershorit.